PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man city“Klubi është i pafajshëm”: Man City konfirmon apelimin, seanca dëgjimore brenda 12 javësh
2 min čitanja
Man city

“Klubi është i pafajshëm”: Man City konfirmon apelimin, seanca dëgjimore brenda 12 javësh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Manchester City konfirmoi sot (e premte) se kishte nisur një “apel gjithëpërfshirës” pasi një komision i pavarur vendosi që klubi kishte shkelur rregullat financiare të Ligës Premier.Liga Premier njoftoi të martën se një komision i pavarur e kishte shpallur klubin e mbështetur nga Abu Dhabi fajtor për më shumë se 100 akuza.10 herë kampionët e Anglisë, të cilët gjithmonë i kanë mohuar me forcë të gjitha akuzat kanë lëshuar një deklaratë sot, duke thënë se kishin paraqitur një ankesë të enjten - një ditë para afatit të fundit. Zbulohen të gjithë titujt që mund t'i hiqen Man Cityt dhe klubet që do t'i merrnin ato “Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se në orën 19:00 të së enjtes, më 1 tetor 2026, klubi paraqiti ankesën e tij gjithëpërfshirëse kundër mendimit të komisionit të Ligës Premier, në lidhje me çështjen disiplinore të Ligës Premier”, thuhet fillimisht në njoftimin e Cityt.“Qëndrimi i fortë i klubit është se, për arsye të shumëfishta, opinioni përmban gabime të qarta materiale, ligjore, parimore dhe faktike dhe është i pasigurt”.“Klubi është i pafajshëm për akuzat e bëra nga Liga Premier dhe ekziston një sasi e plotë provash të pakundërshtueshme në mbështetje të të gjitha qëndrimeve të tij, në lidhje me këtë rast”.“Ne do të vazhdojmë të respektojmë procesin e rregullt ligjor dhe jemi domosdoshmërisht të kufizuar në atë që mund të themi më tej derisa të përfundojnë të gjitha procedurat”, mbyllet njoftimi.Manchester City lodge appeal. 🔗 https://t.co/VlzYJUcoMs pic.twitter.com/lCKmsXZbem — Manchester City (@ManCity) October 2, 2026 Seanca dëgjimore pritet brenda 12 javëshCity ka përmendur grupin e tyre të "provave të pakundërshtueshme" që do të pastrojnë emrin e klubit dhe pritet të argumentojnë se qeveria e Abu Dhabit - jo pronarët e klubit - financoi pjesërisht marrëveshjet e sponsorizimit.Rregullat e reja të procedurës së përshpejtuar të Ligës Premier përcaktojnë se një seancë dëgjimore për apelim duhet të mbahet brenda 12 javësh nga paraqitja

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Manchester City konfirmoi sot (e premte) se kishte nisur një “apel gjithëpërfshirës” pasi një komision i pavarur vendosi që klubi kishte shkelur rregullat financiare të Ligës Premier.Liga Premier njoftoi të martën se një komision i pavarur e kishte shpallur klubin e mbështetur nga Abu Dhabi fajtor për më shumë se 100 akuza.10 herë kampionët e Anglisë, të cilët gjithmonë i kanë mohuar me forcë të gjitha akuzat kanë lëshuar një deklaratë sot, duke thënë se kishin paraqitur një ankesë të enjten - një ditë para afatit të fundit. Zbulohen të gjithë titujt që mund t'i hiqen Man Cityt dhe klubet që do t'i merrnin ato “Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se në orën 19:00 të së enjtes, më 1 tetor 2026, klubi paraqiti ankesën e tij gjithëpërfshirëse kundër mendimit të komisionit të Ligës Premier, në lidhje me çështjen disiplinore të Ligës Premier”, thuhet fillimisht në njoftimin e Cityt.“Qëndrimi i fortë i klubit është se, për arsye të shumëfishta, opinioni përmban gabime të qarta materiale, ligjore, parimore dhe faktike dhe është i pasigurt”.“Klubi është i pafajshëm për akuzat e bëra nga Liga Premier dhe ekziston një sasi e plotë provash të pakundërshtueshme në mbështetje të të gjitha qëndrimeve të tij, në lidhje me këtë rast”.“Ne do të vazhdojmë të respektojmë procesin e rregullt ligjor dhe jemi domosdoshmërisht të kufizuar në atë që mund të themi më tej derisa të përfundojnë të gjitha procedurat”, mbyllet njoftimi.Manchester City lodge appeal. 🔗 https://t.co/VlzYJUcoMs pic.twitter.com/lCKmsXZbem — Manchester City (@ManCity) October 2, 2026 Seanca dëgjimore pritet brenda 12 javëshCity ka përmendur grupin e tyre të "provave të pakundërshtueshme" që do të pastrojnë emrin e klubit dhe pritet të argumentojnë se qeveria e Abu Dhabit - jo pronarët e klubit - financoi pjesërisht marrëveshjet e sponsorizimit.Rregullat e reja të procedurës së përshpejtuar të Ligës Premier përcaktojnë se një seancë dëgjimore për apelim duhet të mbahet brenda 12 javësh nga paraqitja

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…