PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleMinistria e Financave: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin e Komunës së Prishtinës për bllokimin e buxhetit
2 min čitanja
Prishtina lokale

Ministria e Financave: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin e Komunës së Prishtinës për bllokimin e buxhetit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin nga Prokuroria lidhur me kallëzimin penal të bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, me pretendimin se buxheti i komunës ishte bllokuar nga Ministria.Përmes një postimi në Facebook, Ministria ka thënë se kallëzimi penal është hedhur poshtë, duke vlerësuar se kjo dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës kanë qenë të pabazuara.“Ministria e Financave ka pranuar njoftimin nga prokuroria se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës me pretendimin e pabazë se Ministria e Financave kishte bllokuar buxhetin e komunës”, thuhet në njoftim.Sipas Ministrisë, “kjo edhe njëherë e dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës ishin të pavërteta, dhe se stafi i Ministrisë së Financave çdoherë vepron në përputhje me ligjin”.Ministria ka rikujtuar se Komuna e Prishtinës kishte dorëzuar me vonesë buxhetin për vitin 2025, disa muaj pas afatit ligjor dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi.“Rikujtojmë për publikun se Komuna e Prishtinës ishte vonuar në dorëzimin e buxhetit të vitit 2025, duke e dorëzuar me disa muaj vonesë përtej afatit ligjor, dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi”, thuhet në reagim.Sipas Ministrisë së Financave, kjo vonesë kishte rezultuar në mos-përfshirjen e buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit, duke pamundësuar alokimin dhe shfrytëzimin e plotë të tij.Në këtë kontekst, Ministria pretendon se udhëheqësia e Komunës së Prishtinës kishte ngritur akuza ndaj stafit të saj për bllokim të qëllimshëm të buxhetit dhe për këtë kishte dorëzuar edhe kallëzim penal.“Ministria e Financave mirëpret epilogun e kësaj çështjeje që vërteton se akuzat ndaj stafit të Ministrisë ishin të pabaza, dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin që të vazhdojë punën profesionale”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin nga Prokuroria lidhur me kallëzimin penal të bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, me pretendimin se buxheti i komunës ishte bllokuar nga Ministria.Përmes një postimi në Facebook, Ministria ka thënë se kallëzimi penal është hedhur poshtë, duke vlerësuar se kjo dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës kanë qenë të pabazuara.“Ministria e Financave ka pranuar njoftimin nga prokuroria se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës me pretendimin e pabazë se Ministria e Financave kishte bllokuar buxhetin e komunës”, thuhet në njoftim.Sipas Ministrisë, “kjo edhe njëherë e dëshmon se pretendimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës ishin të pavërteta, dhe se stafi i Ministrisë së Financave çdoherë vepron në përputhje me ligjin”.Ministria ka rikujtuar se Komuna e Prishtinës kishte dorëzuar me vonesë buxhetin për vitin 2025, disa muaj pas afatit ligjor dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi.“Rikujtojmë për publikun se Komuna e Prishtinës ishte vonuar në dorëzimin e buxhetit të vitit 2025, duke e dorëzuar me disa muaj vonesë përtej afatit ligjor, dhe pasi Ligji i Buxhetit ishte miratuar nga Kuvendi”, thuhet në reagim.Sipas Ministrisë së Financave, kjo vonesë kishte rezultuar në mos-përfshirjen e buxhetit komunal në Ligjin e Buxhetit, duke pamundësuar alokimin dhe shfrytëzimin e plotë të tij.Në këtë kontekst, Ministria pretendon se udhëheqësia e Komunës së Prishtinës kishte ngritur akuza ndaj stafit të saj për bllokim të qëllimshëm të buxhetit dhe për këtë kishte dorëzuar edhe kallëzim penal.“Ministria e Financave mirëpret epilogun e kësaj çështjeje që vërteton se akuzat ndaj stafit të Ministrisë ishin të pabaza, dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin që të vazhdojë punën profesionale”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…