PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Einsiedeln91-vjeçarja futet me veturë në një restorant në Zvicër
2 min čitanja
Einsiedeln

91-vjeçarja futet me veturë në një restorant në Zvicër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 91-vjeçare është përplasur me veturën e saj në zonën e jashtme të një restoranti në Einsiedeln të Zvicrës, duke shkaktuar lëndimin e disa personave.Aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite, në rrugën kryesore që të çon drejt sheshit të manastirit të Einsiedeln, ka njoftuar të premten Policia Kantonale e Schwyzit.Sipas autoriteteve, gruaja ishte duke dalë nga një vendparkim kur, me sa duket, ngatërroi pedalin e gazit me atë të frenave. Si pasojë, vetura u përplas me zonën e jashtme të një kafeneje, e cila ndodhej në anën e kundërt të rrugës, raporton srf.ch.Disa klientë që ndodheshin në pjesën e jashtme të restorantit u plagosën. Katër prej tyre u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa shkalla e lëndimeve të tyre nuk është bërë e ditur.Shoferja 91-vjeçare nuk ka pësuar lëndime. Ajo është detyruar të dorëzojë patentën e shoferit, transmeton Telegrafi.E pyetur nëse mosha e gruas kishte luajtur rol në aksident, Mirjam Lang, zëdhënëse e Policisë Kantonale të Schwyzit, tha se gruaja kishte patentë shoferi.Në Zvicër, personat mbi moshën 75-vjeçare duhet t'u nënshtrohen në përgjithësi kontrolleve të rregullta mjekësore për të vlerësuar aftësinë e tyre për të drejtuar automjete. Këto kontrolle duhet të përsëriten çdo dy vjet.Sipas zëdhënëses së policisë, raste kur shoferët ngatërrojnë pedalin e gazit me atë të frenave ndodhin herë pas here. Megjithatë, shumicën e rasteve ato nuk përfundojnë me pasoja serioze dhe shkaktojnë vetëm dëme materiale ose përplasje me ndonjë shtyllë.“Një aksident si ai që sapo ndodhi është mjaft i rrallë”, tha Lang.Shuma e dëmit material të shkaktuar nga aksidenti ende nuk dihet./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 91-vjeçare është përplasur me veturën e saj në zonën e jashtme të një restoranti në Einsiedeln të Zvicrës, duke shkaktuar lëndimin e disa personave.Aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite, në rrugën kryesore që të çon drejt sheshit të manastirit të Einsiedeln, ka njoftuar të premten Policia Kantonale e Schwyzit.Sipas autoriteteve, gruaja ishte duke dalë nga një vendparkim kur, me sa duket, ngatërroi pedalin e gazit me atë të frenave. Si pasojë, vetura u përplas me zonën e jashtme të një kafeneje, e cila ndodhej në anën e kundërt të rrugës, raporton srf.ch.Disa klientë që ndodheshin në pjesën e jashtme të restorantit u plagosën. Katër prej tyre u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa shkalla e lëndimeve të tyre nuk është bërë e ditur.Shoferja 91-vjeçare nuk ka pësuar lëndime. Ajo është detyruar të dorëzojë patentën e shoferit, transmeton Telegrafi.E pyetur nëse mosha e gruas kishte luajtur rol në aksident, Mirjam Lang, zëdhënëse e Policisë Kantonale të Schwyzit, tha se gruaja kishte patentë shoferi.Në Zvicër, personat mbi moshën 75-vjeçare duhet t'u nënshtrohen në përgjithësi kontrolleve të rregullta mjekësore për të vlerësuar aftësinë e tyre për të drejtuar automjete. Këto kontrolle duhet të përsëriten çdo dy vjet.Sipas zëdhënëses së policisë, raste kur shoferët ngatërrojnë pedalin e gazit me atë të frenave ndodhin herë pas here. Megjithatë, shumicën e rasteve ato nuk përfundojnë me pasoja serioze dhe shkaktojnë vetëm dëme materiale ose përplasje me ndonjë shtyllë.“Një aksident si ai që sapo ndodhi është mjaft i rrallë”, tha Lang.Shuma e dëmit material të shkaktuar nga aksidenti ende nuk dihet./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…