Albin kurtiFuqizimi i grave, Qeveria: Mbi 12 mijë gra janë mbështetur për punësim
2 min čitanja
Albin kurti
Fuqizimi i grave, Qeveria: Mbi 12 mijë gra janë mbështetur për punësim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se pozita e grave në Kosovë është avancuar në qeverisjen e tij. Ai në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet”, tha se kanë mbështetur drejtpërdrejt punësimin e 12 mijë grave në Kosovë.“Për qeverinë e Kosovës gratë e Kosovës kanë qenë gjithmonë shtyllë e historisë, zhvillimit dhe qëndresës së vendit tonë. Sot përgjegjësia jonë është që kontributi i tyre të shndërrohet gjithnjë e më shumë në mundësi pjesëmarrjeje dhe vendimmarrjeje... Kemi mbështetur drejtpërdrejt punësimin e mbi 12.000 grave. Përmes Superpunës nga afro 23.000 të rinjtë të punësuar, 51% janë gra e vajza. Përmes programit “Qeveria për Familjet” nga mbi 4.000 persona të punësuar nga familje ku më parë nuk punonte askush, 55% janë gra. Përmes “Kosovo Generation Unlimited” nga mbi 3.000 të rinj që kanë përfituar punë praktike, rreth 60% janë gra dhe vajza. Kemi investuar edhe në arsim dhe në profesionet e së ardhmes, janë ndarë 7.277 bursa apo përafërsisht i bie 40% të bursave në tërësi, për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, apo STEM, prej të cilave 97% janë për vajza. Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron që nuk ka asgjë mashkullore në matematikë, inxhinieri, shkenca natyrore. Vajzat ia dalin shpesh edhe më mirë sesa djemtë”, tha ai.Pjesë e konferencës ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, i cili tha se fuqizimi i grave në rajon është pjesë e rëndësishme edhe e integrimit në Bashkimin Evropian.“Mali i Zi e sheh bashkëpunimin rajonal si pjesë të rëndësishme të rrugës drejt integrimit evropian. Gratë duhet të jenë pjesë e reflektimit të sigurisë. Nga perspektiva e Malit të Zi, ky diskutim lidhet me rrugën tonë evropiane. Integrimi në BE nuk është vetëm proces teknik, por është proces i sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve, të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike”, shtoi ai.E nikoqirja e konferencës, ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se gratë sot në Kosovë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.