PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
La liga“UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër nesh”, Barcelona mohon raportimet në media
2 min čitanja
La liga

“UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër nesh”, Barcelona mohon raportimet në media

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Klubi katalunas, Barcelona ka mohuar akuzat në disa media spanjolle se Shoqata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nisur procedura kundër klubit.Është "rasti Negreiro" dhe UEFA nisi një hetim pasi Real Madrid paraqiti dokumentacion të gjerë që deklaronte se Barcelona, midis viteve 2001 dhe 2018, bëri pagesa të mëdha për Jose Maria Enriquez Negreiro, ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Spanjolle të Futbollit.Dokumentacioni thotë se Barcelona bëri një total pagesash që tejkalonin tetë milionë euro. Megjithatë, klubi katalunas ka mohuar gjithçka deri tani dhe së fundmi njësoj ka bërë edhe për raportimet se UEFA ka nisur hetimet. “Shpërthen” edhe më shumë tensioni: Reali kërkon nga UEFA t’ia marrë Barcelonës titujt 2001-2018 "UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër Barcelonës. Procedurat u nisën tre vjet më parë me emërimin e dy hetuesve të cilët që atëherë kanë kryer veprimet që i kanë konsideruar të nevojshme. Kjo procedurë nuk është rihapur sepse nuk është mbyllur kurrë dhe Barcelona gjithmonë i është përmbajtur kërkesave të hetuesve", thuhet fillimisht në njoftim."Ky është një hetim dhe shqyrtim në vazhdim. UEFA nuk ka njoftuar fillimin, rifillimin ose riaktivizimin e ndonjë procedure. Është detyrë e hetuesve të vendosin se çfarë hapash do të ndërmarrin në përgjigje të dokumentacionit të ofruar, nëse ka. Deri më tani, Barcelona nuk ka marrë asnjë kërkesë ose angazhim", shtoi klubi katalunas. Në periudhën në fjalë, nga viti 2001 deri në vitin 2018, Barcelona fitoi nëntë tituj të La Ligës dhe gjithashtu fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Klubi katalunas, Barcelona ka mohuar akuzat në disa media spanjolle se Shoqata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nisur procedura kundër klubit.Është "rasti Negreiro" dhe UEFA nisi një hetim pasi Real Madrid paraqiti dokumentacion të gjerë që deklaronte se Barcelona, midis viteve 2001 dhe 2018, bëri pagesa të mëdha për Jose Maria Enriquez Negreiro, ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Spanjolle të Futbollit.Dokumentacioni thotë se Barcelona bëri një total pagesash që tejkalonin tetë milionë euro. Megjithatë, klubi katalunas ka mohuar gjithçka deri tani dhe së fundmi njësoj ka bërë edhe për raportimet se UEFA ka nisur hetimet. “Shpërthen” edhe më shumë tensioni: Reali kërkon nga UEFA t’ia marrë Barcelonës titujt 2001-2018 "UEFA nuk ka nisur asnjë procedurë kundër Barcelonës. Procedurat u nisën tre vjet më parë me emërimin e dy hetuesve të cilët që atëherë kanë kryer veprimet që i kanë konsideruar të nevojshme. Kjo procedurë nuk është rihapur sepse nuk është mbyllur kurrë dhe Barcelona gjithmonë i është përmbajtur kërkesave të hetuesve", thuhet fillimisht në njoftim."Ky është një hetim dhe shqyrtim në vazhdim. UEFA nuk ka njoftuar fillimin, rifillimin ose riaktivizimin e ndonjë procedure. Është detyrë e hetuesve të vendosin se çfarë hapash do të ndërmarrin në përgjigje të dokumentacionit të ofruar, nëse ka. Deri më tani, Barcelona nuk ka marrë asnjë kërkesë ose angazhim", shtoi klubi katalunas. Në periudhën në fjalë, nga viti 2001 deri në vitin 2018, Barcelona fitoi nëntë tituj të La Ligës dhe gjithashtu fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…