PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjakova lokaleLatifi: 400 fëmijë në çerdhet e Rahovecit do të kenë sigurim shëndetësor
2 min čitanja
Gjakova lokale

Latifi: 400 fëmijë në çerdhet e Rahovecit do të kenë sigurim shëndetësor

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i një prej premtimeve të tij për sigurimin shëndetësor të fëmijëve që vijojnë edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit.Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka njoftuar se rreth 400 fëmijë do të pajisen me policë të sigurimit shëndetësor.“400 fëmijë që marrin edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit do të kenë të garantuar policën e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Latifi.Sipas tij, kjo masë synon të ofrojë më shumë siguri për fëmijët dhe qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje.“Një masë konkrete që sjell më shumë siguri për fëmijët dhe më shumë qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje”, ka deklaruar ai.Latifi ka njoftuar gjithashtu se së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Morina, dhe drejtoreshën e çerdhes “Tulipanët”, Brikena Osa, ka inauguruar renovimin e plotë të kësaj çerdheje në Rahovec.“Sot inauguruam edhe renovimin e plotë të çerdhes ‘Tulipanët’ në Rahovec, duke vazhduar investimet në hapësirat ku fëmijët tanë rriten dhe edukohen”, ka shkruar kryetari i Rahovecit.Ai ka thënë se investimet në sigurinë dhe kushtet e fëmijëve janë pjesë e standardit që synon të ndërtojë Komuna e Rahovecit.“Fëmijëria kërkon kujdes të veçantë, ndërsa prindërit meritojnë sigurinë se fëmijët e tyre janë të mbrojtur. Ky është standardi që po ndërtojmë në Rahovec: më shumë kujdes, më shumë siguri dhe më shumë investime për fëmijët tanë”, ka përfunduar Latifi. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i një prej premtimeve të tij për sigurimin shëndetësor të fëmijëve që vijojnë edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit.Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka njoftuar se rreth 400 fëmijë do të pajisen me policë të sigurimit shëndetësor.“400 fëmijë që marrin edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit do të kenë të garantuar policën e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Latifi.Sipas tij, kjo masë synon të ofrojë më shumë siguri për fëmijët dhe qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje.“Një masë konkrete që sjell më shumë siguri për fëmijët dhe më shumë qetësi për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për shërbime mjekësore në rast nevoje”, ka deklaruar ai.Latifi ka njoftuar gjithashtu se së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Morina, dhe drejtoreshën e çerdhes “Tulipanët”, Brikena Osa, ka inauguruar renovimin e plotë të kësaj çerdheje në Rahovec.“Sot inauguruam edhe renovimin e plotë të çerdhes ‘Tulipanët’ në Rahovec, duke vazhduar investimet në hapësirat ku fëmijët tanë rriten dhe edukohen”, ka shkruar kryetari i Rahovecit.Ai ka thënë se investimet në sigurinë dhe kushtet e fëmijëve janë pjesë e standardit që synon të ndërtojë Komuna e Rahovecit.“Fëmijëria kërkon kujdes të veçantë, ndërsa prindërit meritojnë sigurinë se fëmijët e tyre janë të mbrojtur. Ky është standardi që po ndërtojmë në Rahovec: më shumë kujdes, më shumë siguri dhe më shumë investime për fëmijët tanë”, ka përfunduar Latifi. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…