PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vladimir putinPutin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë
2 min čitanja
Vladimir putin

Putin mbështet në zgjedhje Vuçiqin: Shpresoj se do të bëhet kryeministër i Serbisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se shpreson që Aleksandar Vuçiq, i cili më 27 shtator dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, të rikthehet në një rol tjetër të rëndësishëm politik – atë të kryeministrit.Duke folur në seancën plenare të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimeve Valdaj, Putin tha se udhëheqja aktuale e Serbisë po ndjek një politikë të përmbajtur dhe po tregon gatishmëri për bashkëpunim me Rusinë.“Udhëheqja aktuale e Serbisë, deri vonë presidenti, ndërsa në të ardhmen, shpresoj, kryeministri Aleksandar Vuçiq, po ndjek një politikë të përmbajtur dhe po tregon gatishmëri për bashkëpunim me Rusinë”, tha Putin.Ai shtoi se Moska e mirëpret këtë qasje dhe se Rusia do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Putin foli gjithashtu për pozitën e serbëve në Evropë, duke iu referuar edhe Marrëveshjes së Dejtonit. Diktatori rus theksoi se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e lidhjeve me Serbinë, duke vënë në pah marrëdhëniet e veçanta mes dy popujve.Ai gjithashtu falënderoi përfaqësuesit e Serbisë për pjesëmarrjen në ceremonitë për shënimin e 81-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.Klubi Valdaj, ku Putin bëri deklaratat, është një forum ndërkombëtar ku marrin pjesë ekspertë rusë dhe të huaj nga fusha e politikës, ekonomisë, historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Klubi u themelua në vitin 2004. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se shpreson që Aleksandar Vuçiq, i cili më 27 shtator dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, të rikthehet në një rol tjetër të rëndësishëm politik – atë të kryeministrit.Duke folur në seancën plenare të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimeve Valdaj, Putin tha se udhëheqja aktuale e Serbisë po ndjek një politikë të përmbajtur dhe po tregon gatishmëri për bashkëpunim me Rusinë.“Udhëheqja aktuale e Serbisë, deri vonë presidenti, ndërsa në të ardhmen, shpresoj, kryeministri Aleksandar Vuçiq, po ndjek një politikë të përmbajtur dhe po tregon gatishmëri për bashkëpunim me Rusinë”, tha Putin.Ai shtoi se Moska e mirëpret këtë qasje dhe se Rusia do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Putin foli gjithashtu për pozitën e serbëve në Evropë, duke iu referuar edhe Marrëveshjes së Dejtonit. Diktatori rus theksoi se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e lidhjeve me Serbinë, duke vënë në pah marrëdhëniet e veçanta mes dy popujve.Ai gjithashtu falënderoi përfaqësuesit e Serbisë për pjesëmarrjen në ceremonitë për shënimin e 81-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.Klubi Valdaj, ku Putin bëri deklaratat, është një forum ndërkombëtar ku marrin pjesë ekspertë rusë dhe të huaj nga fusha e politikës, ekonomisë, historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Klubi u themelua në vitin 2004. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…