Foto: TelegrafiIz objave izvora
Mesfushori Dion Kacuri e ka shënuar debutimin me fanellën e Kosovës në ndeshjen ndaj Izraelit, duke zhvilluar një paraqitje solide në 59 minutat e tij të para me Dardanët. Statistikat e mesfushorit janë vlerësuar me notën 7.0.Dion Kacuri ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, e cila u mbyll pa gola, 0-0. Mesfushori i ri u aktivizua në formacionin titullar dhe qëndroi në fushë për 59 minuta, para se të zëvendësohej.Sipas statistikave të faqes së specializuar Sofascore, Kaçuri e përfundoi debutimin me notën 7.0, duke qenë një prej futbollistëve që pati angazhim të rëndësishëm në mesfushën e Dardanëve. Formacioni titullar i Kosovës ndaj IzraelitNë aspektin e pasimeve, 19-vjeçari ishte mjaft i saktë, duke kompletuar 38 nga 41 pasime, ndërsa realizoi me sukses të katër pasimet e gjata që tentoi, pra 4/4.Kacuri regjistroi gjithashtu 49 prekje të topit, ndërsa pati tri gjuajtje, prej të cilave një ishte në kuadër të portës. Ai realizoi edhe një driblim gjatë minutave të tij në fushë. Paraqitja e Kacurit në numraParaqitja ndaj Izraelit ishte një moment i veçantë për Kacurin, i cili tashmë ka regjistruar ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës dhe është një tjetër prej futbollistëve të rinj që po marrin hapësirë te Dardanët.Për Kacurin, ky është vetëm fillimi i rrugëtimit me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa paraqitja e tij në Debrecen i dha përzgjedhësit Franco Foda një tjetër opsion në mesfushë për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.