PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bianca censoriTë dy koncertet e Kanye West me biletat e shitura në Rusi anulohen, simboli nazist dhe polemikat ndikuan në vendim
2 min čitanja
Bianca censori

Të dy koncertet e Kanye West me biletat e shitura në Rusi anulohen, simboli nazist dhe polemikat ndikuan në vendim

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dy koncertet e shitura tërësisht të reperit amerikan Kanye West, i cili tashmë performon me emrin Ye, në Shën Petersburg janë anuluar zyrtarisht pas disa javësh pasigurie dhe reagimesh publike, kanë konfirmuar organizatorët.Reperi ishte planifikuar të performonte më 10 dhe 11 tetor në “Gazprom Arena”. Megjithatë, agjencia moskovite “Say Agency” njoftoi përmes Telegramit se koncertet nuk do të mbahen në datat e parashikuara.“Me keqardhje të sinqertë ju njoftojmë se koncertet nuk mund të zhvillohen. Në të ardhmen e afërt do t’ju kontaktojmë me një deklaratë zyrtare lidhur me statusin e projektit dhe planet e ardhshme”, thuhej në njoftimin e organizatorëve, të cilët bënë të ditur se procesi i rimbursimit të biletave të blera do të nisë më 12 tetor.Fati i koncerteve kishte qenë në pikëpyetje prej disa javësh. Ndonëse biletat ishin shitur me një ritëm rekord, drejtuesit e “Gazprom Arena” njoftuan papritur në gusht se kontrata e qirasë së stadiumit me promovuesit nuk ishte nënshkruar dhe se kishin pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarët.Përveç problemeve organizative, në anulimin e koncerteve ndikuan edhe reagimet e ashpra të zyrtarëve rusë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i cilësoi të papranueshme koncertet e planifikuara, duke iu referuar deklaratave dhe veprimeve të mëparshme të reperit në lidhje me Adolf Hitlerin. Ndërkohë, politikani rus Nikolai Novichkov kërkoi nisjen e një hetimi ndaj muzikantit, duke deklaruar se koncertet duhej të ndaloheshin, përveç nëse Ye do të shprehte publikisht “mbështetje morale për Rusinë dhe operacionin special ushtarak”.West ka shkaktuar më herët reagime të mëdha ndërkombëtare pas shitjes së bluzave me simbolin e svastikës dhe publikimit të këngës “Heil Hitler”. Më vonë, ai kërkoi falje publikisht përmes një reklame të publikuar në “The Wall Street Journal”, duke pretenduar se sjellja e tij ishte ndikuar nga një episod i rëndë maniak i lidhur me çrregullimin bipolar.Planifikimi i vizitës së yllit

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dy koncertet e shitura tërësisht të reperit amerikan Kanye West, i cili tashmë performon me emrin Ye, në Shën Petersburg janë anuluar zyrtarisht pas disa javësh pasigurie dhe reagimesh publike, kanë konfirmuar organizatorët.Reperi ishte planifikuar të performonte më 10 dhe 11 tetor në “Gazprom Arena”. Megjithatë, agjencia moskovite “Say Agency” njoftoi përmes Telegramit se koncertet nuk do të mbahen në datat e parashikuara.“Me keqardhje të sinqertë ju njoftojmë se koncertet nuk mund të zhvillohen. Në të ardhmen e afërt do t’ju kontaktojmë me një deklaratë zyrtare lidhur me statusin e projektit dhe planet e ardhshme”, thuhej në njoftimin e organizatorëve, të cilët bënë të ditur se procesi i rimbursimit të biletave të blera do të nisë më 12 tetor.Fati i koncerteve kishte qenë në pikëpyetje prej disa javësh. Ndonëse biletat ishin shitur me një ritëm rekord, drejtuesit e “Gazprom Arena” njoftuan papritur në gusht se kontrata e qirasë së stadiumit me promovuesit nuk ishte nënshkruar dhe se kishin pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarët.Përveç problemeve organizative, në anulimin e koncerteve ndikuan edhe reagimet e ashpra të zyrtarëve rusë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i cilësoi të papranueshme koncertet e planifikuara, duke iu referuar deklaratave dhe veprimeve të mëparshme të reperit në lidhje me Adolf Hitlerin. Ndërkohë, politikani rus Nikolai Novichkov kërkoi nisjen e një hetimi ndaj muzikantit, duke deklaruar se koncertet duhej të ndaloheshin, përveç nëse Ye do të shprehte publikisht “mbështetje morale për Rusinë dhe operacionin special ushtarak”.West ka shkaktuar më herët reagime të mëdha ndërkombëtare pas shitjes së bluzave me simbolin e svastikës dhe publikimit të këngës “Heil Hitler”. Më vonë, ai kërkoi falje publikisht përmes një reklame të publikuar në “The Wall Street Journal”, duke pretenduar se sjellja e tij ishte ndikuar nga një episod i rëndë maniak i lidhur me çrregullimin bipolar.Planifikimi i vizitës së yllit

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…