Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan të enjten objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore në Prishtinë, duke vënë në pah investimin e përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian në arsimin dhe shkencën universitare.Qeveria e Kosovës në një njoftim në Facebook ka publikuar fotografi nga objekti i Fakultetit. Lexoni të plotë njoftimin e Qeverisë së Kosovës: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje vizituan ndërtesën e re të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.Vlera e përgjithshme e investimit është afër 18 milionë euro (17,980,000), nga të cilat afër 12 milionë euro (11,900,000) nga Bashkimi Evropian, 5 milionë e 80 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës dhe 1 milion euro nga Ministria e Arsimit.Objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore i Universitetit të Prishtinës, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër 14 mijë metrash katrorë.Nga ky projekt i përbashkët në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë, të cilët tashmë kanë ambiente bashkëkohore, nga inventari deri te pajisjet laboratorike, por edhe hapësira të bollshme përreth objektit. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.