PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KforITALFOR në Kosovë hap vende pune për personel civil
2 min čitanja
Kfor

ITALFOR në Kosovë hap vende pune për personel civil

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kontingjenti Ushtarak Italian në Kosovë (ITALFOR) ka njoftuar se synon të punësojë personel të ri civil për disa pozita dhe shërbime në kuadër të veprimtarisë së tij në Kosovë.Sipas njoftimit, pozitat e hapura përfshijnë shërbime përkthimi, pastrimi, lavanderie, mense dhe mirëmbajtjeje.Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 16 tetor 2026, ekskluzivisht përmes adresës së email-it italfor.punesimi@libero.it.Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten në format PDF kopja e letërnjoftimit të vlefshëm, certifikata nga regjistri penal që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime, dëshmitë për kualifikimet arsimore, si dhe CV-ja apo dokumentacion tjetër që vërteton përvojën e mëparshme të punës.Në procesin e vlerësimit do të merren parasysh dokumentacioni i dorëzuar, përvoja profesionale në sektorin përkatës, si dhe aspektet që lidhen me sigurinë. Përvoja e mëparshme me NATO-n ose KFOR-in mund të dëshmohet përmes referencave dhe dokumenteve përkatëse.Personeli i përzgjedhur mund të angazhohet në cilindo lokacion operativ të Kontingjentit Ushtarak Italian në Kosovë, në varësi të nevojave organizative dhe operative.Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë në Kampin Villaggio Italia në Belo Polje, Pejë. Rezultatet e procesit të përzgjedhjes dhe komunikimet e tjera do t’u dërgohen kandidatëve përmes email-it.Në njoftim bëhet e ditur se dorëzimi i aplikimit nuk garanton punësim, ndërsa kontraktimi do të realizohet vetëm pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes dhe verifikimit të përmbushjes së të gjitha kërkesave. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kontingjenti Ushtarak Italian në Kosovë (ITALFOR) ka njoftuar se synon të punësojë personel të ri civil për disa pozita dhe shërbime në kuadër të veprimtarisë së tij në Kosovë.Sipas njoftimit, pozitat e hapura përfshijnë shërbime përkthimi, pastrimi, lavanderie, mense dhe mirëmbajtjeje.Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 16 tetor 2026, ekskluzivisht përmes adresës së email-it italfor.punesimi@libero.it.Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten në format PDF kopja e letërnjoftimit të vlefshëm, certifikata nga regjistri penal që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime, dëshmitë për kualifikimet arsimore, si dhe CV-ja apo dokumentacion tjetër që vërteton përvojën e mëparshme të punës.Në procesin e vlerësimit do të merren parasysh dokumentacioni i dorëzuar, përvoja profesionale në sektorin përkatës, si dhe aspektet që lidhen me sigurinë. Përvoja e mëparshme me NATO-n ose KFOR-in mund të dëshmohet përmes referencave dhe dokumenteve përkatëse.Personeli i përzgjedhur mund të angazhohet në cilindo lokacion operativ të Kontingjentit Ushtarak Italian në Kosovë, në varësi të nevojave organizative dhe operative.Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë në Kampin Villaggio Italia në Belo Polje, Pejë. Rezultatet e procesit të përzgjedhjes dhe komunikimet e tjera do t’u dërgohen kandidatëve përmes email-it.Në njoftim bëhet e ditur se dorëzimi i aplikimit nuk garanton punësim, ndërsa kontraktimi do të realizohet vetëm pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes dhe verifikimit të përmbushjes së të gjitha kërkesave. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…