PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiProdhimet “Made in Kosova”, eksporti i parë dhe EFTA
2 min čitanja
Vijesti

Prodhimet “Made in Kosova”, eksporti i parë dhe EFTA

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së bizneseve kosovare në tregjet evropiane.E nënshkruar më 22 janar 2025 në Davos, marrëveshja përfshin Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën dhe synon të lehtësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke reduktuar barrierat dhe duke krijuar kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investimet. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe në veçanti për bizneset vendore, pasi krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, zgjerimin e pranisë së produkteve kosovare në këto tregje dhe forcimin e mëtejshëm të bilancit tregtar me shtetet e EFTA-s.Marrëveshja ka filluar të zbatohet nga 1 tetori 2026. MINTI: produkti i parë nga Kosova niset për eksport drejt tregjeve të EFTA-sMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi për media ka njoftuar me rastin e fillimit të zbatimit të marrëveshjes, tashmë nga terminali i pikës kufitare Dheu i Bardhë është nisur për eksport drejt tregjeve të EFTA-s produkti i parë nga kompania Greenhouse, një shtëpi modulare.Në këtë ngjarje ka marrë pjesë zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, i cili uroi mbarësi për bizneset kosovare dhe shprehu pritjen që sa më shumë produkte “Made in Kosova” të gjejnë vend në tregjet e EFTA-s, duke krijuar njëkohësisht partneritete të reja.Për produktet industriale, eksportuesit kosovarë do të përfitojnë nga liberalizimi i plotë i tarifave doganore, ndërsa eksportet e një numri të konsiderueshëm të produkteve bujqësore do të përfitojnë nga tarifa të reduktuara ose zero, si dhe nga kuotat preferenciale, sipas kushteve të përcaktuara nga secili shtet i EFTA-s. Marrëveshja krijon gjithashtu mundësi për rritjen e eksportit të shërbimeve, përmes qasjes më të favorshme në treg dhe lehtësirave të parashikuara për këtë sektor.Islanda,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së bizneseve kosovare në tregjet evropiane.E nënshkruar më 22 janar 2025 në Davos, marrëveshja përfshin Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën dhe synon të lehtësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke reduktuar barrierat dhe duke krijuar kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investimet. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe në veçanti për bizneset vendore, pasi krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, zgjerimin e pranisë së produkteve kosovare në këto tregje dhe forcimin e mëtejshëm të bilancit tregtar me shtetet e EFTA-s.Marrëveshja ka filluar të zbatohet nga 1 tetori 2026. MINTI: produkti i parë nga Kosova niset për eksport drejt tregjeve të EFTA-sMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi për media ka njoftuar me rastin e fillimit të zbatimit të marrëveshjes, tashmë nga terminali i pikës kufitare Dheu i Bardhë është nisur për eksport drejt tregjeve të EFTA-s produkti i parë nga kompania Greenhouse, një shtëpi modulare.Në këtë ngjarje ka marrë pjesë zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, i cili uroi mbarësi për bizneset kosovare dhe shprehu pritjen që sa më shumë produkte “Made in Kosova” të gjejnë vend në tregjet e EFTA-s, duke krijuar njëkohësisht partneritete të reja.Për produktet industriale, eksportuesit kosovarë do të përfitojnë nga liberalizimi i plotë i tarifave doganore, ndërsa eksportet e një numri të konsiderueshëm të produkteve bujqësore do të përfitojnë nga tarifa të reduktuara ose zero, si dhe nga kuotat preferenciale, sipas kushteve të përcaktuara nga secili shtet i EFTA-s. Marrëveshja krijon gjithashtu mundësi për rritjen e eksportit të shërbimeve, përmes qasjes më të favorshme në treg dhe lehtësirave të parashikuara për këtë sektor.Islanda,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…