PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Christa pikeRasti paradoksal i Christa Pike - pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën
2 min čitanja
Christa pike

Rasti paradoksal i Christa Pike - pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Christa Pike, 50-vjeçarja e dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Tennesseet, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi i mbijetoi dy përpjekjeve të njëpasnjëshme për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.Incidenti i pazakontë ka bërë që guvernatori i Tennesseet të pezullojë me urgjencë të gjitha ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit.“Për momentin nuk kemi shumë të reja për gjendjen e saj shëndetësore, por e dimë se është gjallë”, tha avokati i saj, Randy Spivey. Mbrojtja tashmë po kërkon që dënimi me vdekje t’i shndërrohet në një dënim tjetër, shkruan bbc.Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, krim të cilin e kreu kur ishte 18 vjeçe, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp. Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje - çfarë pritet të ndodhë më tej? Përpjekja për ekzekutimin e saj u zhvillua të mërkurën, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së hodhi poshtë në momentet e fundit ankesat e mbrojtjes.Sipas avokatit të saj, ekipi i ekzekutimit kaloi rreth një orë duke u përpjekur të vendoste linjën intravenoze. Ai tha se kishte numëruar të paktën shtatë gjilpëra të përdorura vetëm në krahun e majtë të Pike, ndërsa njëra prej tyre dukej e përkulur kur u nxor.Edhe pse asaj iu injektuan dy doza të anestezikut të fuqishëm pentobarbital, Pike vazhdonte të merrte frymë. Dëshmitarët u mbajtën në një dhomë të errët, pas një perdeje të mbyllur, pa informacion se çfarë po ndodhte. Më pas, e dënuara u transportua me ambulancë në spital. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Christa Pike, 50-vjeçarja e dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Tennesseet, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi i mbijetoi dy përpjekjeve të njëpasnjëshme për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.Incidenti i pazakontë ka bërë që guvernatori i Tennesseet të pezullojë me urgjencë të gjitha ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit.“Për momentin nuk kemi shumë të reja për gjendjen e saj shëndetësore, por e dimë se është gjallë”, tha avokati i saj, Randy Spivey. Mbrojtja tashmë po kërkon që dënimi me vdekje t’i shndërrohet në një dënim tjetër, shkruan bbc.Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, krim të cilin e kreu kur ishte 18 vjeçe, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp. Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje - çfarë pritet të ndodhë më tej? Përpjekja për ekzekutimin e saj u zhvillua të mërkurën, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së hodhi poshtë në momentet e fundit ankesat e mbrojtjes.Sipas avokatit të saj, ekipi i ekzekutimit kaloi rreth një orë duke u përpjekur të vendoste linjën intravenoze. Ai tha se kishte numëruar të paktën shtatë gjilpëra të përdorura vetëm në krahun e majtë të Pike, ndërsa njëra prej tyre dukej e përkulur kur u nxor.Edhe pse asaj iu injektuan dy doza të anestezikut të fuqishëm pentobarbital, Pike vazhdonte të merrte frymë. Dëshmitarët u mbajtën në një dhomë të errët, pas një perdeje të mbyllur, pa informacion se çfarë po ndodhte. Më pas, e dënuara u transportua me ambulancë në spital. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…