Gjilani lokalePolicia në rajonin e Gjilanit shqiptoi 1,764 gjoba për një javë, 51 shoferëve iu ndalua drejtimi
1 min čitanja
Gjilani lokale
Policia në rajonin e Gjilanit shqiptoi 1,764 gjoba për një javë, 51 shoferëve iu ndalua drejtimi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar 1,764 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 25 shtator – 1 tetor 2026.Sipas Policisë, aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 19 aksidente me persona të lënduar.Po ashtu, janë shqiptuar 63 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 74 gjoba janë shqiptuar për mosvendosje të rripit të sigurisë.Ndërkohë, 51 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve që të mos ndalojnë apo parkojnë automjetet në trotuare.“Trotuari u takon këmbësorëve, fëmijëve dhe të moshuarve. Mos u bëj shkaktar i rrezikimit të jetës së tyre”, thuhet në thirrjen e policisë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.