Ferizaj lokalePolicia në aksion për mbrojtjen e pyjeve në Ferizaj e Shtërpcë
1 min čitanja
Ferizaj lokale
Policia në aksion për mbrojtjen e pyjeve në Ferizaj e Shtërpcë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës, përkatësisht stacionet policore në Ferizaj dhe Shtërpcë, në bashkëpunim me Agjencinë e Pylltarisë së Kosovës (APK), kanë realizuar kontrolle në kuadër të Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, aktivitetet janë zhvilluar me qëllim të parandalimit dhe luftimit të prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm të druve.Më 2 tetor 2026, rreth orës 04:00, në fshatin Burrnik, zyrtarët policorë kanë asistuar ekipet e APK-së gjatë kontrolleve, ku janë hasur dy mjete të ngarkuara me dru – një xhip me rimorkio dhe një traktor me rimorkio.Me përcjellje policore, mjetet janë dërguar në depon e Pylltarisë, ku zyrtarët e APK-së kanë konfiskuar drutë dhe kanë ndërmarrë veprimet procedurale.Kontrolle janë realizuar edhe nga zyrtarët e Stacionit Policor në Shtërpcë. Në fshatin Brod është hasur një furgon i ngarkuar me dru.Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e institucioneve kompetente për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive pyjore, si dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që rastet e dyshimta t’i raportojnë në numrin 192 ose përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.