Skip to comments
Događaj u razvoju
Kombëtarja e kosovës

Vojvoda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të gëzuar që kemi fituar një pikë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka pranuar se Dardanët kishin synim fitoren ndaj Izraelit, por pas barazimit 0-0 në Hungari ka kërkuar që skuadra ta vlerësojë pikën e marrë.Kosova dhe Izraeli u ndanë pa gola në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Debrecen të Hungarisë, ndërsa pas përfundimit të takimit, kapiteni Vojvoda foli për paraqitjen e Dardanëve dhe rezultatin e arritur.Vojvoda theksoi se Kosova kishte ardhur për tri pikë, por kërkoi qasje më të ftohtë pas ndeshjes, duke marrë parasysh edhe rastet që pati kundërshtari.“Kemi pasur dëshirë të fitojmë dhe kemi ardhur për tre pikë. Por pas ndeshjes duhet të jemi të ftohtë, pasi kanë pasur edhe ata raste. Duhet të jemi më të gëzuar që kemi fituar një pikë se që kemi humbur dy pikë”, ka thënë fillimisht Vojvoda. Notat e lojtarëve, Izrael 0-0 Kosovë: Lumbardh Dellova, ylli i ndeshjes Kapiteni i Dardanëve e konsideron grupin ende të hapur dhe kërkon që skuadra të rikuperohet sa më shpejt për ndeshjen e ardhshme.“Është gjithçka e hapur në grup, dëshira ishte të fitonim. Ishte ndeshje e barabartë, ndoshta ata kishin më shumë raste se ne. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Duhet të rigjenerohemi për ndeshjen e ardhshme”, shtoi ai. Vojvoda foli edhe për nevojën që në ekip të ketë më shumë konkurrencë dhe përfshirje të futbollistëve të rinj, duke vënë theksin te rëndësia e eksperiencës në ndeshje të tilla.“Besoj se duhen lojtarë të rinj. duhet të rritet konkurrenca. Ajo që e bën diferencën është eksperienca. Kombëtaret e mëdha kanë lojtarë me eksperiencë, si Kroacia. Ne që kemi filluar më herët, është mirë t’u japim këtë përvojë të rinjve, që do ta mbajnë peshën për shumë vite”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës.Ndryshe, Kosova do të luajë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi të dielën me fillim nga ora 20:45 ndaj Austrisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Vojvoda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të gëzuar që kemi fituar një pikëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...