Osman demiri“Koha e Thyer”, ekspozita e Osman Demirit që realitetin e sheh përmes dritës, hijes dhe fragmentit
2 min čitanja
Osman demiri
“Koha e Thyer”, ekspozita e Osman Demirit që realitetin e sheh përmes dritës, hijes dhe fragmentit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
“Koha e Thyer” është ekspozita fotografike e Osman Demirit, e cila e vendos përballë shikuesit një realitet të brishtë, të përkohshëm dhe vazhdimisht të ekspozuar ndaj ndryshimit.E konceptuar mbi idenë se ajo që përjetojmë si realitet nuk është një gjendje përfundimtare, ekspozita trajton kohën jo si një rrjedhë të qetë dhe të pandërprerë, por si një tension mes asaj që mbetet dhe asaj që zhduket, mes vazhdimësisë dhe ndërprerjes.“Koha e Thyer” nis nga vetëdija se çdo tërësi është në thelb një ekuilibër i brishtë. Format, pranitë dhe strukturat që duken të qëndrueshme mund të ndryshojnë, të zhvendosen apo edhe të shpërbëhen, ndërsa e kaluara vazhdon të jetë e pranishme përmes gjurmëve që lë pas. Në fotografitë e Osman Demirit, kjo ide shfaqet përmes fragmentit, boshllëkut, dritës, hijes dhe reflektimit. Forma nuk paraqitet gjithmonë si një tërësi e mbyllur, por ndërpritet dhe riformulohet, duke krijuar një realitet vizual ku ajo që shohim nuk është domosdoshmërisht e plotë, por vetëm e sugjeruar.Një rol të rëndësishëm në këtë ekspozitë luan drita. Ajo nuk përdoret vetëm për të ndriçuar dhe zbuluar objektet, por edhe për t’i ndarë, transformuar dhe zhvendosur ato nga funksioni apo identiteti i tyre fillestar. Një objekt mund të shndërrohet në sipërfaqe, ritëm, drejtim apo shenjë.Në anën tjetër, hija nuk paraqitet thjesht si mungesë e dritës. Ajo bëhet një prani më vete, duke krijuar një kufi mes asaj që shfaqet dhe asaj që mbetet jashtë fushës së shikimit. Pikërisht përmes këtij raporti mes dritës dhe hijes, fotografia e Demirit e vendos vetë perceptimin në pikëpyetje. Edhe reflektimi zë një vend të veçantë në konceptin e ekspozitës. Ai nuk funksionon si një kopje e saktë e realitetit, por si një version i dytë, paralel i tij. Shikuesi përballet kështu me diçka që duket e njohur, por që njëkohësisht është zhvendosur nga vetvetja.Në këtë dyfishim, kufiri mes reales dhe pasqyrimit bëhet gjithnjë e më i paqartë. Imazhi nuk ofron një përgjigje të prerë për atë që është r
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.