PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Christa pikeDy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje - çfarë pritet të ndodhë më tej?
2 min čitanja
Christa pike

Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje - çfarë pritet të ndodhë më tej?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E dënuara me vdekje Christa Pike, 50 vjeçe, ndodhet në spital pasi autoritetet e Tenesit dështuan ta ekzekutonin me injeksion vdekjeprurës. Ajo ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, në vitin 1995.Pike iu administruan dy doza të pentobarbitalit, por zemra e saj vazhdoi të rrihte. Avokatët e saj thanë se ajo mund të dëgjohej ende duke marrë frymë dhe duke gërhitur pas injeksioneve. Më pas ajo u dërgua në një institucion mjekësor jashtë burgut, ku po merr trajtim urgjent.Departamenti i Korrektimeve i Tenesit mbrojti procedurën, duke deklaruar se protokolli shtetëror nuk lejon procedura shtesë përtej atyre që u kryen.Megjithatë, sipas Associated Press, protokolli nuk përcakton qartë se çfarë duhet të ndodhë nëse një i dënuar mbetet gjallë pas dozës së dytë.Ende nuk dihet saktësisht pse injeksioni nuk pati efektin e pritshëm, shkruan bbc.Dr. Joel Zivot, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Emory dhe ekspert mjekësor i angazhuar nga ekipi ligjor i Pike, tha se ajo mund të mos ketë arritur përqendrimin e nevojshëm të pentobarbitalit në gjak për të shkaktuar ndalimin e frymëmarrjes dhe dështimin e sistemit kardiovaskular. Ekzekutimi dështon në SHBA, e dënuara mbijeton pas dy injeksioneve vdekjeprurëse Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë. Zivot paralajmëroi se, për shkak të vonesës në fillimin e reanimimit, ekziston mundësia që Pike të ketë pësuar dëmtim të trurit. Guvernatori i Tenesit, Bill Lee, ka urdhëruar një hetim të pavarur për incidentin.Guvernatori gjithashtu ka bërë të ditur se ekzekutimi tjetër i planifikuar në Tenesi këtë vit nuk do të zhvillohet sipas planit. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë treguar nëse do të tentojnë përsëri ekzekutimin e Pike. Ekzistojnë precedentë në SHBA për tentativa të dyta pas ekzekutimeve të dështuara.Pentobarbitali është një qetësues i fuqishëm që ngadalëson funksionimin e sistemit nervor dhe përdoret nga disa shtete amerikane në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës. Përdorimi i tij është

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E dënuara me vdekje Christa Pike, 50 vjeçe, ndodhet në spital pasi autoritetet e Tenesit dështuan ta ekzekutonin me injeksion vdekjeprurës. Ajo ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, në vitin 1995.Pike iu administruan dy doza të pentobarbitalit, por zemra e saj vazhdoi të rrihte. Avokatët e saj thanë se ajo mund të dëgjohej ende duke marrë frymë dhe duke gërhitur pas injeksioneve. Më pas ajo u dërgua në një institucion mjekësor jashtë burgut, ku po merr trajtim urgjent.Departamenti i Korrektimeve i Tenesit mbrojti procedurën, duke deklaruar se protokolli shtetëror nuk lejon procedura shtesë përtej atyre që u kryen.Megjithatë, sipas Associated Press, protokolli nuk përcakton qartë se çfarë duhet të ndodhë nëse një i dënuar mbetet gjallë pas dozës së dytë.Ende nuk dihet saktësisht pse injeksioni nuk pati efektin e pritshëm, shkruan bbc.Dr. Joel Zivot, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Emory dhe ekspert mjekësor i angazhuar nga ekipi ligjor i Pike, tha se ajo mund të mos ketë arritur përqendrimin e nevojshëm të pentobarbitalit në gjak për të shkaktuar ndalimin e frymëmarrjes dhe dështimin e sistemit kardiovaskular. Ekzekutimi dështon në SHBA, e dënuara mbijeton pas dy injeksioneve vdekjeprurëse Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë. Zivot paralajmëroi se, për shkak të vonesës në fillimin e reanimimit, ekziston mundësia që Pike të ketë pësuar dëmtim të trurit. Guvernatori i Tenesit, Bill Lee, ka urdhëruar një hetim të pavarur për incidentin.Guvernatori gjithashtu ka bërë të ditur se ekzekutimi tjetër i planifikuar në Tenesi këtë vit nuk do të zhvillohet sipas planit. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë treguar nëse do të tentojnë përsëri ekzekutimin e Pike. Ekzistojnë precedentë në SHBA për tentativa të dyta pas ekzekutimeve të dështuara.Pentobarbitali është një qetësues i fuqishëm që ngadalëson funksionimin e sistemit nervor dhe përdoret nga disa shtete amerikane në ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës. Përdorimi i tij është

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…