PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PdkProtesta vë në pah përplasjen për Specialen: PDK kërkon ndryshimin e ligjit, LVV e kushtëzon me zgjedhjen e presidentit
2 min čitanja
Pdk

Protesta vë në pah përplasjen për Specialen: PDK kërkon ndryshimin e ligjit, LVV e kushtëzon me zgjedhjen e presidentit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kërkesa e PDK-së për mbrojtje shtetërore ndaj krerëve të UÇK-së, po përplaset me agjendën e Vetëvendosjes në Kuvend. PDK po kërkon ndryshimin e ligjit pa humbur kohë, derisa LVV e lidh këtë me stabilitetin institucional.Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten në sheshet kryesore të Prishtinës, në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Protestuesit kanë valëvitur flamuj të UÇK-së dhe kanë mbajtur pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar angazhim institucional për mbrojtjen dhe lirimin e tyre.Në protestë, organizatorët dhe folësit kanë përcjellë mesazhin “Jo në emrin tonë”, ndërsa kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të procedojnë ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Një nga organizatorët, Çlirim Haziri, u është drejtuar të rinjve duke vlerësuar sakrificën e brezit të luftës dhe duke kërkuar që drejtësia të bazohet në prova dhe standarde të drejta. Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me flamurin e UÇK-së Edhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kërkuar bashkim dhe përgjegjësi nga deputetët e Kuvendit, ndërsa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që, sipas tij, ta rikthejnë besimin e krijuar gjatë luftës së UÇK-së.Në fjalimet e tyre, Muhamet Mavraj, Lavdije Leci dhe Gazmend Syla kanë folur për sakrificat për lirinë e Kosovës dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, tha se protesta nuk është e lidhur me partitë politike.“Liria ka Emër nuk e ka ndërmend me u ndalë, po do i shohim edhe aktivitetet e tjera, prej atyre më kreative, deri te ato radikale”, ka shtuar Tasholli. Protesta “Jo në emrin tim” përfundon me tensione, disa protestues tentojnë të hyjnë në oborrin e Qeverisë Pas protestës, në shenjë solidarizimi me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kërkesa e PDK-së për mbrojtje shtetërore ndaj krerëve të UÇK-së, po përplaset me agjendën e Vetëvendosjes në Kuvend. PDK po kërkon ndryshimin e ligjit pa humbur kohë, derisa LVV e lidh këtë me stabilitetin institucional.Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten në sheshet kryesore të Prishtinës, në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Protestuesit kanë valëvitur flamuj të UÇK-së dhe kanë mbajtur pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar angazhim institucional për mbrojtjen dhe lirimin e tyre.Në protestë, organizatorët dhe folësit kanë përcjellë mesazhin “Jo në emrin tonë”, ndërsa kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të procedojnë ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Një nga organizatorët, Çlirim Haziri, u është drejtuar të rinjve duke vlerësuar sakrificën e brezit të luftës dhe duke kërkuar që drejtësia të bazohet në prova dhe standarde të drejta. Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me flamurin e UÇK-së Edhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kërkuar bashkim dhe përgjegjësi nga deputetët e Kuvendit, ndërsa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që, sipas tij, ta rikthejnë besimin e krijuar gjatë luftës së UÇK-së.Në fjalimet e tyre, Muhamet Mavraj, Lavdije Leci dhe Gazmend Syla kanë folur për sakrificat për lirinë e Kosovës dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, tha se protesta nuk është e lidhur me partitë politike.“Liria ka Emër nuk e ka ndërmend me u ndalë, po do i shohim edhe aktivitetet e tjera, prej atyre më kreative, deri te ato radikale”, ka shtuar Tasholli. Protesta “Jo në emrin tim” përfundon me tensione, disa protestues tentojnë të hyjnë në oborrin e Qeverisë Pas protestës, në shenjë solidarizimi me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…