Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lavdëruar qëndrimin e Serbisë ndaj Moskës, veçanërisht refuzimin e Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa ka shprehur shpresën që Aleksandar Vuçiq të bëhet kryeministër i Serbisë.Duke folur në seancën plenare të klubit ndërkombëtar të diskutimeve “Valday”, Putin tha se Moska e vlerëson atë që e cilësoi si “qëndrim të përmbajtur” të Beogradit në çështjet që lidhen me Rusinë.“Ne mirëpresim qëndrimin shumë të përmbajtur të Serbisë në një numër çështjesh kyçe dhe shumë të ndjeshme, si dhe refuzimin e saj për të marrë ndonjë vendim që nënkupton sanksione kundër Rusisë”, tha Putin.Ai më pas iu referua drejtpërdrejt Aleksandar Vuçiqit, duke shprehur shpresën që ish-presidenti serb të rikthehet në pushtet në postin e kryeministrit.“Udhëheqja aktuale e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deri vonë ishte president dhe, shpresoj, do të jetë kryeministër në të ardhmen, udhëheq një politikë të përmbajtur dhe tregon dëshirë për bashkëpunim me Rusinë. Ne sigurisht që e mirëpresim këtë dhe do t’i kthejmë përgjigje në të njëjtën mënyrë”, tha presidenti rus.Putin foli edhe për marrëdhëniet mes serbëve dhe Perëndimit, duke thënë se nuk e kupton atë që ai e cilësoi si trajtim “të padrejtë dhe asimetrik” ndaj popullit serb gjatë dekadave të fundit.“Personalisht, është absolutisht e paqartë për mua pse Perëndimi kolektiv e ka trajtuar popullin serb në mënyrë kaq të padrejtë dhe asimetrike gjatë dekadave të fundit. Ata e ndanë popullin serb në disa pjesë dhe serbët e gjetën veten në entitete të ndryshme shtetërore”, deklaroi Putin.Duke iu referuar Bosnjë e Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit, Putin përmendi edhe takimin e tij të fundit me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.“Ditën tjetër u takova me Milorad Dodikun. Ata e formuluan vetë Marrëveshjen e Dejtonit dhe tani askush nuk dëshiron ta zbatojë atë, ndërsa në raste të tjera u imponojnë disa zgjidhje serbëve”, tha ai.Sipas Putinit, serbët janë “një popull i
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.