PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Johann wadephulGjermania i bën presion BE-së për Ballkanin: Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam
2 min čitanja
Johann wadephul

Gjermania i bën presion BE-së për Ballkanin: Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të përmbushin premtimet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.Ai paralajmëroi se BE-ja rrezikon besueshmërinë dhe ndikimin e saj në rajon nëse nuk përshpejton procesin. “Procesi i zgjerimit të BE-së është në një pikë kthese”, tha Wadephul për gazetarët pas takimit të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, ku vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutojnë integrimin ekonomik, infrastrukturën dhe pajtimin rajonal.Wadephul kujtoi se BE-ja, në Samitin e Selanikut në vitin 2003, u kishte premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor anëtarësimin në union, shkruan politico. Ai iu referua edhe përpjekjeve të Gjermanisë, duke theksuar se ish-kancelarja Angela Merkel e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me synimin për ta përshpejtuar integrimin. Megjithatë, edhe pas 12 vitesh të tjera, sipas tij, nuk ka pasur përparim konkret.“Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam”, tha ministri gjerman. “Do t’u bëja thirrje të gjithëve t’u tregojnë atyre se premtimi i Selanikut ishte i vërtetë, se jemi të besueshëm dhe se Evropa mund të jetë një partner tek i cili mund të mbështetesh”, shtoi ai.Wadephul përmendi edhe rivalët gjeopolitikë që konkurrojnë me BE-në për ndikim në rajon, në një referencë ndaj Rusisë dhe Kinës. Mali i Zi aktualisht është vendi që ka përparuar më së shumti në procesin e zgjerimit dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të përmbushin premtimet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.Ai paralajmëroi se BE-ja rrezikon besueshmërinë dhe ndikimin e saj në rajon nëse nuk përshpejton procesin. “Procesi i zgjerimit të BE-së është në një pikë kthese”, tha Wadephul për gazetarët pas takimit të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, ku vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutojnë integrimin ekonomik, infrastrukturën dhe pajtimin rajonal.Wadephul kujtoi se BE-ja, në Samitin e Selanikut në vitin 2003, u kishte premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor anëtarësimin në union, shkruan politico. Ai iu referua edhe përpjekjeve të Gjermanisë, duke theksuar se ish-kancelarja Angela Merkel e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me synimin për ta përshpejtuar integrimin. Megjithatë, edhe pas 12 vitesh të tjera, sipas tij, nuk ka pasur përparim konkret.“Nuk e kemi përmbushur atë që premtuam”, tha ministri gjerman. “Do t’u bëja thirrje të gjithëve t’u tregojnë atyre se premtimi i Selanikut ishte i vërtetë, se jemi të besueshëm dhe se Evropa mund të jetë një partner tek i cili mund të mbështetesh”, shtoi ai.Wadephul përmendi edhe rivalët gjeopolitikë që konkurrojnë me BE-në për ndikim në rajon, në një referencë ndaj Rusisë dhe Kinës. Mali i Zi aktualisht është vendi që ka përparuar më së shumti në procesin e zgjerimit dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…