PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Alicia kearns“Sulm i qëllimshëm ndaj të mbijetuarve të luftës”, Kearns: 60 deputetë të Këshillit të Evropës dënojnë glorifikimin e Mlladiqit në Serbi
2 min čitanja
Alicia kearns

“Sulm i qëllimshëm ndaj të mbijetuarve të luftës”, Kearns: 60 deputetë të Këshillit të Evropës dënojnë glorifikimin e Mlladiqit në Serbi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjashtëdhjetë deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), nga 23 shtete anëtare dhe katër grupe politike, kanë dënuar glorifikimin shtetëror të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.Deklarata është iniciuar nga deputetja britanike Alicia Kearns dhe është publikuar më 30 shtator 2026. Në deklaratë, 60 deputetët thonë se qëndrojnë të bashkuar në dënimin e asaj që e cilësojnë si glorifikim të Mlladiqit nga shteti serb.“Duke nderuar Mlladiqin, shteti serb, përmes mohimit dhe glorifikimit, ndërmori një sulm të llogaritur ndaj atyre që mbijetuan nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns.Deputetja britanike thekson se deklarata mbështetet nga përfaqësues të 23 vendeve dhe katër grupeve politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Në dokument, nënshkruesit dënojnë çdo përpjekje për të mohuar apo glorifikuar krimet për të cilat Mlladiq është dënuar, duke përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës, spastrimin etnik në Foçë, Vlasenicë dhe Prijedor, kampet e përqendrimit për të burgosurit boshnjakë dhe kroatë, dhunën seksuale në masë dhe marrjen peng të personelit të Kombeve të Bashkuara.Ata kërkojnë gjithashtu që të përkujtohen burrat, gratë dhe fëmijët e vrarë, të plagosur apo të zhvendosur nga forcat nën komandën e Mlladiqit.Deklarata kritikon edhe përfshirjen e institucioneve shtetërore serbe në ceremonitë pas vdekjes së Mlladiqit, duke përmendur përdorimin e flamurit shtetëror, pjesëmarrjen e strukturave ushtarake dhe praninë e zyrtarëve shtetërorë.“Vajtimi privat është e drejtë e çdo familjeje. Nderimet shtetërore nuk janë të tilla”, thuhet në deklaratën e deputetëve.Sipas tyre, nderimet zyrtare ndaj një personi të dënuar për gjenocid u dërgojnë të mbijetuarve mesazhin se krimet e kryera ndaj tyre mund të paraqiten si burim krenarie kombëtare.“Një mohim i tillë është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjashtëdhjetë deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), nga 23 shtete anëtare dhe katër grupe politike, kanë dënuar glorifikimin shtetëror të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.Deklarata është iniciuar nga deputetja britanike Alicia Kearns dhe është publikuar më 30 shtator 2026. Në deklaratë, 60 deputetët thonë se qëndrojnë të bashkuar në dënimin e asaj që e cilësojnë si glorifikim të Mlladiqit nga shteti serb.“Duke nderuar Mlladiqin, shteti serb, përmes mohimit dhe glorifikimit, ndërmori një sulm të llogaritur ndaj atyre që mbijetuan nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns.Deputetja britanike thekson se deklarata mbështetet nga përfaqësues të 23 vendeve dhe katër grupeve politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Në dokument, nënshkruesit dënojnë çdo përpjekje për të mohuar apo glorifikuar krimet për të cilat Mlladiq është dënuar, duke përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës, spastrimin etnik në Foçë, Vlasenicë dhe Prijedor, kampet e përqendrimit për të burgosurit boshnjakë dhe kroatë, dhunën seksuale në masë dhe marrjen peng të personelit të Kombeve të Bashkuara.Ata kërkojnë gjithashtu që të përkujtohen burrat, gratë dhe fëmijët e vrarë, të plagosur apo të zhvendosur nga forcat nën komandën e Mlladiqit.Deklarata kritikon edhe përfshirjen e institucioneve shtetërore serbe në ceremonitë pas vdekjes së Mlladiqit, duke përmendur përdorimin e flamurit shtetëror, pjesëmarrjen e strukturave ushtarake dhe praninë e zyrtarëve shtetërorë.“Vajtimi privat është e drejtë e çdo familjeje. Nderimet shtetërore nuk janë të tilla”, thuhet në deklaratën e deputetëve.Sipas tyre, nderimet zyrtare ndaj një personi të dënuar për gjenocid u dërgojnë të mbijetuarve mesazhin se krimet e kryera ndaj tyre mund të paraqiten si burim krenarie kombëtare.“Një mohim i tillë është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…