Foto: TelegrafiIz objave izvora
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka nënshkruar në Zagreb dy marrëveshje bashkëpunimi, një me Arkivat Shtetërore të Kroacisë dhe tjetrën me Qendrën Kroate Memoriale-Dokumentuese të Luftës Atdhetare.Sipas IKKL-së, marrëveshjet kanë rëndësi për qasjen në dokumentacionin që ruhet në Kroaci, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për hulumtime të përbashkëta.Bashkëpunimi ka filluar tashmë në praktikë, me zyrtarë të IKKL-së që këtë javë po ndjekin trajnim profesional në Arkivat Shtetërore të Kroacisë.Gjatë vizitës, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, prezantoi punën e deritanishme të institutit dhe diskutoi me përfaqësuesit e institucioneve kroate për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.Me këto dy marrëveshje, Kroacia i shtohet Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës e Hercegovinës, ku IKKL tashmë ka vendosur bashkëpunim me institucione shtetërore.IKKL ka bërë të ditur se dokumentacioni për luftën në Kosovë gjendet në shumë arkiva, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa bashkëpunimi me këto institucione është pjesë e punës së institutit.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.