Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një mjet i dyshuar shpërthyes është raportuar të jetë gjetur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën rreth orës 17:00 dhe menjëherë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.Sipas tij, qytetarët janë evakuuar nga një pjesë e caktuar e zonës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit.“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.Ndërkohë, KALLXO ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një objekt i ngjashëm me një balonë, i cili dyshohet se ka zbritur nga ajri. Brenda një pakoje të lidhur me të dyshohet se mund të ketë qenë i vendosur mjeti shpërthyes.Autoritetet janë duke trajtuar rastin, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar nga njësitet kompetente se çfarë është objekti i gjetur dhe nëse paraqet rrezik për qytetarët./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.