Ministria e financaveDimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira
2 min čitanja
Ministria e financave
Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, e themeluar 20 vjet më parë si pjesë e një reforme të rëndësishme në administratën tatimore, sot ka rol të rëndësishëm në sistemin tatimor të vendit. Tatimpaguesit e mëdhenj marrin pjesë me mbi 40% në të ardhurat tatimore të realizuara, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në fjalimin e saj të sotëm në ngjarjen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, në suaza të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.Siç theksoi ministrja, themelimi i drejtorisë dy dekada më parë përbënte reformë të rëndësishme në kuadër të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila solli përfitime të konsiderueshme si për institucionin, ashtu edhe, në veçanti, për kompanitë që shfrytëzojnë shërbimet e saj.Qasja e specializuar ndaj tatimpaguesve të mëdhenj mundëson komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me kompanitë, informim më të thelluar mbi punën e tyre, shkëmbim në kohë të informacioneve, si dhe administrim më efikas të detyrimeve tatimore.“Kompanitë që përfshihen në kuadër të kësaj drejtorie janë ndër bartësit më të rëndësishëm të aktivitetit ekonomik në vend – kompani që investojnë, krijojnë vende pune dhe vlerë të shtuar, si dhe japin kontribut të konsiderueshëm në të ardhurat e buxhetit”, theksoi ministrja.Ministrja theksoi se mënyra se si funksionon drejtoria është e rëndësishme jo vetëm për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, por edhe për të gjithë ekonominë. Nga njëra anë, detyrë e saj është të sigurojë arkëtim efikas dhe në kohë të të ardhurave publike dhe zbatim konsistent të rregullave tatimore, kurse nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme të sigurojë marrëdhënie profesionale, komunikim të qartë dhe mjedis afarist të parashikueshëm për kompanitë.“Sistemi tatimor i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm është parakusht i rëndësishëm për kompanitë gjatë vendimmarrjes afatgjate për investime, punësime të reja, zgjerim të prodhimit dhe zhvillim të mëtejshëm të punës së tyre. K
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.