Gordan grliq radman“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro
2 min čitanja
Gordan grliq radman
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq Radman tha se anija “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi. Sipas tij, Zagrebi disponon dokumente që tregojnë se bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro.Grliq Radman i bëri deklaratat gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Przhno, ndërsa më pas mori pjesë në vendosjen e kurorave pranë pllakës përkujtimore kushtuar të burgosurve kroatë në ish-kampin e Morinjit.Ai tha se Kroacia disponon harta interaktive dhe dokumente që, sipas tij, tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë, shkruan index.hr. Mali i Zi në garë me kohën për BE-në – mosmarrëveshjet me Kroacinë rrezikojnë afatin e 2028-ës “Në atë kohë kishim rreth 207 mjete lundruese në Kroaci dhe rreth 30 në Mal të Zi, ndërsa një vit më vonë situata ishte e kundërt – 207 në Mal të Zi dhe rreth 30 në Kroaci”, tha ministri kroat.Sipas tij, bëhet fjalë edhe për anije ushtarake, nëndetëse dhe një spital ushtarak. Ai pretendon se një pjesë e kësaj pasurie është zhdukur ose është transferuar dhe se Kroacia i ka të dokumentuara këto raste.“Ne i kemi të gjitha të regjistruara dhe bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro”, deklaroi Grliq Radman.Ministri kroat foli edhe për çështjen e kthimit të pronave të konfiskuara të kroatëve në Mal të Zi. Ai tha se Kroacia do të insistojë në trajtimin e kësaj çështjeje në kuadër të kapitullit 23 të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian.Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq, tha se Mali i Zi është i gatshëm të përballet me të kaluarën dhe të ndërtojë një shoqëri të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.