Kolesteroli i lartëKolesteroli i lartë – armiku që nuk dhemb, por i sëmur arteriet në heshtje
2 min čitanja
Kolesteroli i lartë
Kolesteroli i lartë – armiku që nuk dhemb, por i sëmur arteriet në heshtje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nuk dhemb, nuk jep temperaturë dhe shpesh nuk pengon jetën e përditshme. Megjithatë, për vite me radhë, kolesteroli i lartë mund të dëmtojë në heshtje arteriet, duke nxitur zhvillimin e aterosklerozësProf. Dr. Dr. Halil Krasniqi Ekspert i shëndetësisëShumë njerëz e zbulojnë kolesterolin e lartë rastësisht gjatë një analize gjaku. Të tjerë, fatkeqësisht, e kuptojnë rrezikun vetëm pasi shfaqet një komplikim serioz, si infarkti i zemrës, insulti cerebral apo çrregullimi i qarkullimit të gjakut në këmbë. Prandaj mesazhi i parë është i thjeshtë: Kolesteroli i lartë zakonisht nuk ndihet. Ai matet.Çfarë është në të vërtetë kolesteroli?Kolesteroli nuk është helm. Organizmi ynë ka nevojë për të. Ai është një substancë yndyrore që merr pjesë në ndërtimin e membranave qelizore dhe në prodhimin e disa hormoneve dhe acideve biliare. Problemi fillon kur ekuilibri i yndyrave në gjak prishet dhe, veçanërisht, kur grimcat që përmbajnë kolesterol aterogjen qarkullojnë në nivele të larta për një kohë të gjatë.Në analizat laboratorike zakonisht shohim kolesterolin total, LDL-kolesterolin, HDL-kolesterolin dhe trigliceridet. Për vlerësimin e rrezikut kardiovaskular, LDL-kolesteroli ka një rëndësi të veçantë.LDL dhe HDL – çfarë do të thonë?LDL transporton kolesterolin nëpër organizëm. Kur përqendrimi i grimcave aterogjene është i lartë për vite, kolesteroli mund të depozitohet në murin arterial dhe të marrë pjesë në formimin e pllakave aterosklerotike. Për këtë arsye LDL shpesh quhet në gjuhën e përditshme “kolesteroli i keq”.HDL merr pjesë në transportin e kolesterolit nga indet drejt mëlçisë dhe tradicionalisht quhet “kolesteroli i mirë”. Por biologjia është më komplekse se këto dy etiketime. Një HDL i lartë nuk e anulon automatikisht rrezikun e një LDL-je të lartë. Prandaj analizat duhet të interpretohen në kontekstin e përgjithshëm të pacientit.Çfarë ndodh brenda arteries?Ateroskleroza nuk është thjesht “yndyrë që ngjitet në një tub”. Arteria është një organ i gjallë. Kur grimcat ate
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.