Albanians for america“Albanians for America”: SHBA-ja të marrë parasysh edhe sjelljen e Serbisë ndaj Kosovës
2 min čitanja
Albanians for america
“Albanians for America”: SHBA-ja të marrë parasysh edhe sjelljen e Serbisë ndaj Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur prezantimin në Senatin e Shteteve të Bashkuara të SRBIJA Act, nismë e senatorëve Chuck Grassley dhe Richard Blumenthal, e cila më herët ka marrë mbështetje edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.Në një deklaratë, organizata thotë se mbështetja e nismës në të dy dhomat e Kongresit tregon, sipas saj, rritjen e vëmendjes në Washington ndaj zhvillimeve politike në Serbi.“Albanians for America” ka përmendur në veçanti shqetësimet lidhur me standardet demokratike, presionin ndaj mediave, funksionimin e institucioneve dhe zgjedhjet në Serbi.Organizata ka kërkuar gjithashtu që në qasjen amerikane ndaj Serbisë të merret parasysh edhe raporti i Beogradit me Kosovën dhe çështjet që lidhen me sigurinë rajonale.Në deklaratë përmendet sulmi i armatosur në Banjskë, për të cilin autoritetet kosovare kanë akuzuar Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij. “Albanians for America” thotë se Serbia vazhdon të refuzojë, sipas saj, marrjen e përgjegjësisë dhe ekstradimin e Radoiçiqit dhe pjesëtarëve të grupit të tij te drejtësia kosovare.Organizata ka përmendur edhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Ibër-Lepenc, duke e cilësuar atë si një rast që, sipas saj, tregon se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës mund të shfaqen edhe përmes sulmeve ndaj infrastrukturës kritike.“Albanians for America” ka kërkuar që njohja e pavarësisë së Kosovës dhe angazhimi i Serbisë për të mos ndërmarrë veprime që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës të jenë pjesë e qasjes amerikane ndaj paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.Në deklaratë është shprehur shqetësim edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën. Sipas organizatës, orientimi i Beogradit drejt partneritetit politik dhe strategjik me këto dy shtete kërkon vëmendje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.Në fund, “Albanians for America” u ka shprehur mirënjohje senatorëve Grassley dhe Blumenthal, si dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që kanë mbështetur nismën, për angazhimin e tyr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.