Skip to comments
Događaj u razvoju
Space x

SpaceX dërgon ekuipazhin e ri drejt ISS-it

SpaceX ka lëshuar të enjten raketën Falcon 9 nga Florida, duke dërguar një ekuipazh prej katër astronautësh drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Misioni Crew-13 përfshin dy astronautë amerikanë, një astronaut kanadez dhe një kozmonaut rus.Në krye të misionit është astronautja e NASA-s Jessica Watkins, e cila po udhëton për herë të dytë në hapësirë. Ajo shoqërohet nga astronauti amerikan Luke Delaney, astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Joshua Kutryk dhe kozmonauti rus Sergey Teteryatnikov. Ekuipazhi udhëton me kapsulën Crew Dragon, e cila pritet të mbërrijë në ISS pas rreth tetë orësh. Katër astronautët do t’u bashkohen shtatë personave që ndodhen aktualisht në stacion.Misioni do të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe do të përqendrohet në kërkime shkencore, veçanërisht në shëndetin dhe performancën e njeriut në kushtet e mikrogravitetit. Ekipi do të studiojë, ndër të tjera, ndikimin e mikrogravitetit në qarkullimin e gjakut dhe mpiksjen e tij.Ky mision vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar në ISS vazhdon të përfshijë SHBA-në, Rusinë, Kanadanë, Japoninë dhe vende evropiane, pavarësisht tensioneve politike mes Moskës dhe Perëndimit. NASA ka deklaruar se synon ta mbajë stacionin funksional deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: SpaceX dërgon ekuipazhin e ri drejt ISS-itFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...