PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gomat e veturaveÇfarë të bëni nëse nuk keni gomë rezervë?
2 min čitanja
Gomat e veturave

Çfarë të bëni nëse nuk keni gomë rezervë?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shumë automjete sot nuk kanë gomë rezervë, ndërsa disa prej tyre kanë edhe instalime gazi, ku hapësira e gomës rezervë përdoret për rezervuarin. Për këtë arsye, shumë shoferë përdorin sete për riparimin e gomave.Megjithatë, këto sete kanë afat përdorimi dhe pas një periudhe të caktuar bëhen të papërdorshme. Afati është i shënuar në paketim dhe rekomandohet që seti të zëvendësohet pasi të ketë skaduar. Seti i vjetër duhet të hidhet në mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur mjedisin.Sipas këshillave të ekspertëve, nëse automjeti ka hapësirë të lirë për gomën rezervë, është edhe më mirë të pajiset me një gomë rezervë, së bashku me çelësin dhe krikun.Seti për riparimin e gomës mund të jetë i dobishëm, por rekomandohet që të përdoret vetëm si zgjidhje e përkohshme. Nëse përdoret, me gomën e riparuar duhet të vazhdohet vetëm deri te servisi më i afërt i gomave, ku duhet të vlerësohet gjendja e saj.Kjo vlen vetëm për dëmtime të lehta. Nëse goma ka një çarje të madhe, seti nuk do të jetë i mjaftueshëm dhe rekomandohet që automjeti të transportohet deri te servisi për zëvendësimin e gomës.Po ashtu, një gomë e vjetër nuk rekomandohet të riparohet. Prodhuesit e gomave zakonisht nuk e këshillojnë një veprim të tillë dhe nuk japin garanci për të, ndërsa arnimi konsiderohet vetëm një zgjidhje e përkohshme. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shumë automjete sot nuk kanë gomë rezervë, ndërsa disa prej tyre kanë edhe instalime gazi, ku hapësira e gomës rezervë përdoret për rezervuarin. Për këtë arsye, shumë shoferë përdorin sete për riparimin e gomave.Megjithatë, këto sete kanë afat përdorimi dhe pas një periudhe të caktuar bëhen të papërdorshme. Afati është i shënuar në paketim dhe rekomandohet që seti të zëvendësohet pasi të ketë skaduar. Seti i vjetër duhet të hidhet në mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur mjedisin.Sipas këshillave të ekspertëve, nëse automjeti ka hapësirë të lirë për gomën rezervë, është edhe më mirë të pajiset me një gomë rezervë, së bashku me çelësin dhe krikun.Seti për riparimin e gomës mund të jetë i dobishëm, por rekomandohet që të përdoret vetëm si zgjidhje e përkohshme. Nëse përdoret, me gomën e riparuar duhet të vazhdohet vetëm deri te servisi më i afërt i gomave, ku duhet të vlerësohet gjendja e saj.Kjo vlen vetëm për dëmtime të lehta. Nëse goma ka një çarje të madhe, seti nuk do të jetë i mjaftueshëm dhe rekomandohet që automjeti të transportohet deri te servisi për zëvendësimin e gomës.Po ashtu, një gomë e vjetër nuk rekomandohet të riparohet. Prodhuesit e gomave zakonisht nuk e këshillojnë një veprim të tillë dhe nuk japin garanci për të, ndërsa arnimi konsiderohet vetëm një zgjidhje e përkohshme. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…