PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Garry kasparovDisidenti rus Garry Kasparov thotë se SHBA-ja e paralajmëroi për rrezikun ndaj jetës së tij
2 min čitanja
Garry kasparov

Disidenti rus Garry Kasparov thotë se SHBA-ja e paralajmëroi për rrezikun ndaj jetës së tij

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një figurë e opozitës ruse në mërgim, që jeton në SHBA, thotë se është paralajmëruar nga shërbimet e sigurisë amerikane dhe lituaneze se jeta e tij ishte në rrezik.Ish-kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov, tha se ishte një nga dy disidentët që u këshilluan të merrnin masa paraprake, gjë të cilën ai e kishte bërë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Deklaratat e tij vijnë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri publike në fillim të këtij muaji një aktakuzë kundër pesë personave – të cilët dyshohet se punojnë për një rrjet të lidhur me Kremlinin – për planifikimin e sulmeve dhe vrasjeve në vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, me në shënjestër disidentët dhe ata që janë larguar nga Rusia.Në publikimin e tij "The Next Move", Kasparov shkroi se nuk i ishte thënë shprehimisht se ai dhe bashkëthemeluesi tjetër i "Free Russia Forum", Ivan Tyutrin, konsideroheshin si objektiva, por tha se të dy ishin paralajmëruar lidhur me sigurinë e tyre.Gazeta spanjolle "El Mundo" raportoi se kishte siguruar informacione sipas të cilave Kasparov, së bashku me një figurë tjetër të opozitës ruse, Ilya Ponomarev, ishin paralajmëruar nga autoritetet amerikane gjatë verës për këtë komplot.Duke iu referuar burimeve pranë Kasparovit, gazeta shkroi se ai ishte vendosur nën masa të shtuara sigurie gjatë verës, për herë të parë që kur ishte zhvendosur në SHBA. Kasparov shkroi veçmas: "Nuk do të ndalem dhe nuk do të fshihem, edhe sikur të mendoja se kjo ishte e mundur”."Unë dhe familja ime nuk do të jemi vërtet të sigurt për sa kohë që [Presidenti rus Vladimir] Putin është në pushtet në Rusi – një situatë që e ndajnë miliona njerëz".Kasparov u tërhoq nga shahu konkurrues në vitin 2005 për t'iu përkushtuar një karriere në politikë, duke themeluar lëvizje që kundërshtonin hapur Putinin, para se të largohej nga Rusia në vitin 2013.Ai nuk është kthyer më që atëherë. Rusia e cilësoi atë si agjent të huaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe më pas e shtoi në

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një figurë e opozitës ruse në mërgim, që jeton në SHBA, thotë se është paralajmëruar nga shërbimet e sigurisë amerikane dhe lituaneze se jeta e tij ishte në rrezik.Ish-kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov, tha se ishte një nga dy disidentët që u këshilluan të merrnin masa paraprake, gjë të cilën ai e kishte bërë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Deklaratat e tij vijnë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri publike në fillim të këtij muaji një aktakuzë kundër pesë personave – të cilët dyshohet se punojnë për një rrjet të lidhur me Kremlinin – për planifikimin e sulmeve dhe vrasjeve në vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, me në shënjestër disidentët dhe ata që janë larguar nga Rusia.Në publikimin e tij "The Next Move", Kasparov shkroi se nuk i ishte thënë shprehimisht se ai dhe bashkëthemeluesi tjetër i "Free Russia Forum", Ivan Tyutrin, konsideroheshin si objektiva, por tha se të dy ishin paralajmëruar lidhur me sigurinë e tyre.Gazeta spanjolle "El Mundo" raportoi se kishte siguruar informacione sipas të cilave Kasparov, së bashku me një figurë tjetër të opozitës ruse, Ilya Ponomarev, ishin paralajmëruar nga autoritetet amerikane gjatë verës për këtë komplot.Duke iu referuar burimeve pranë Kasparovit, gazeta shkroi se ai ishte vendosur nën masa të shtuara sigurie gjatë verës, për herë të parë që kur ishte zhvendosur në SHBA. Kasparov shkroi veçmas: "Nuk do të ndalem dhe nuk do të fshihem, edhe sikur të mendoja se kjo ishte e mundur”."Unë dhe familja ime nuk do të jemi vërtet të sigurt për sa kohë që [Presidenti rus Vladimir] Putin është në pushtet në Rusi – një situatë që e ndajnë miliona njerëz".Kasparov u tërhoq nga shahu konkurrues në vitin 2005 për t'iu përkushtuar një karriere në politikë, duke themeluar lëvizje që kundërshtonin hapur Putinin, para se të largohej nga Rusia në vitin 2013.Ai nuk është kthyer më që atëherë. Rusia e cilësoi atë si agjent të huaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe më pas e shtoi në

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…