Policia e kosovsPolicia: Protesta në Prishtinë përfundoi qetë dhe pa incidente
1 min čitanja
Policia e kosovs
Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi qetë dhe pa incidente
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e mbajtur të enjten në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.Sipas Policisë, për mbarëvajtjen e protestës janë ndërmarrë masat e nevojshme policore, me qëllim ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin e situatës në aspektin e sigurisë.Protesta ka përfunduar rreth orës 17:50.Policia ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për, siç ka thënë, “qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore” të treguar gjatë protestës.Në veçanti, Policia ka vlerësuar respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë, përfshirë ato që lidhen me qarkullimin në trafikun rrugor.“Protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.