PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovësArrestohet në Viti i dyshuari për armëmbajtje pa leje
1 min čitanja
Policia e kosovës

Arrestohet në Viti i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, gjatë një kontrolli të realizuar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij në fshatin Kabash të Vitisë.Sipas njoftimit të Policisë, më 1 tetor 2026, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit.Kontrolli është kryer nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë e gjatë automatike e llojit AK 47, dy (2) karikator të armës AK 47 më dyzet e shtatë (47) fishekë të kalibrit 7.62x39mm, një (1) palë dylbi, dyzet e një (41) copë fishekë të kalibrit 9x19 mm, njëzet e katër (24) copë fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, tre (3) boksa metali, një (1) palë pranga, një (1) çelës për pranga dhe një (1) brisk dhe tre (3) fishekë të kalibrit 7.65x17 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, gjatë një kontrolli të realizuar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij në fshatin Kabash të Vitisë.Sipas njoftimit të Policisë, më 1 tetor 2026, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit.Kontrolli është kryer nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë e gjatë automatike e llojit AK 47, dy (2) karikator të armës AK 47 më dyzet e shtatë (47) fishekë të kalibrit 7.62x39mm, një (1) palë dylbi, dyzet e një (41) copë fishekë të kalibrit 9x19 mm, njëzet e katër (24) copë fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, tre (3) boksa metali, një (1) palë pranga, një (1) çelës për pranga dhe një (1) brisk dhe tre (3) fishekë të kalibrit 7.65x17 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…