PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Amber heardAmber Heard publikon një fotografi të rrallë nga jeta e saj në Spanjë
2 min čitanja
Amber heard

Amber Heard publikon një fotografi të rrallë nga jeta e saj në Spanjë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Amber Heard ka ndarë një nga pamjet e rralla nga jeta e saj e re në Spanjë. Aktorja 40-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi nga restoranti i famshëm El Celler de Can Roca në Girona, i vlerësuar me tre yje Michelin. Në fotografi shihet duke parë menunë e verërave, ndërsa shkroi me humor se ishte një menu sipas shijes së saj. View this post on Instagram A post shared by Amber Heard (@amberheard) Prej largimit nga Los Angeles, Heard ka mbajtur një profil më të tërhequr dhe ka ndarë pak detaje nga jeta private. Ajo jeton në Madrid dhe po rrit e vetme tre fëmijët e saj. Vajza e parë, Oonagh, lindi në vitin 2021, gjersa në vitin 2025 bëri të ditur se ishte bërë nënë edhe e binjakëve, Oceana dhe Agnes.Heard ka deklaruar më herët se vendosi të bëhej nënë 'vetë dhe sipas kushteve të saj'. View this post on Instagram A post shared by Amber Heard (@amberheard) Pas largimit nga ShBA-ja, fillimisht jetoi në Mallorca e më pas u vendos në Madrid. Në vitin 2024 u raportua se kishte blerë një shtëpi rreth 1.5 milionë euro në lagjen Chamartin. Ndërkohë, ka mësuar spanjisht dhe është parë shpesh me vajzën e saj në qytet.Heard duket se ka krijuar një rutinë më të qetë larg Hollywood-it. View this post on Instagram A post shared by Amber Heard (@amberheard) Ajo merret edhe me aktivitet fizik dhe së fundmi publikoi fotografi pasi përfundoi një garë vrapimi prej 10 kilometrash në Madrid. Jeta e saj në Spanjë erdhi pas periudhës së vështirë që pasoi procesin gjyqësor me Johnny Depp në vitin 2022. Pas një beteje ligjore të ndjekur gjerësisht nga publiku, ish-bashkëshortët arritën një marrëveshje në dhjetor 2022. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Amber Heard ka ndarë një nga pamjet e rralla nga jeta e saj e re në Spanjë. Aktorja 40-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi nga restoranti i famshëm El Celler de Can Roca në Girona, i vlerësuar me tre yje Michelin. Në fotografi shihet duke parë menunë e verërave, ndërsa shkroi me humor se ishte një menu sipas shijes së saj. View this post on Instagram A post shared by Amber Heard (@amberheard) Prej largimit nga Los Angeles, Heard ka mbajtur një profil më të tërhequr dhe ka ndarë pak detaje nga jeta private. Ajo jeton në Madrid dhe po rrit e vetme tre fëmijët e saj. Vajza e parë, Oonagh, lindi në vitin 2021, gjersa në vitin 2025 bëri të ditur se ishte bërë nënë edhe e binjakëve, Oceana dhe Agnes.Heard ka deklaruar më herët se vendosi të bëhej nënë 'vetë dhe sipas kushteve të saj'. View this post on Instagram A post shared by Amber Heard (@amberheard) Pas largimit nga ShBA-ja, fillimisht jetoi në Mallorca e më pas u vendos në Madrid. Në vitin 2024 u raportua se kishte blerë një shtëpi rreth 1.5 milionë euro në lagjen Chamartin. Ndërkohë, ka mësuar spanjisht dhe është parë shpesh me vajzën e saj në qytet.Heard duket se ka krijuar një rutinë më të qetë larg Hollywood-it. View this post on Instagram A post shared by Amber Heard (@amberheard) Ajo merret edhe me aktivitet fizik dhe së fundmi publikoi fotografi pasi përfundoi një garë vrapimi prej 10 kilometrash në Madrid. Jeta e saj në Spanjë erdhi pas periudhës së vështirë që pasoi procesin gjyqësor me Johnny Depp në vitin 2022. Pas një beteje ligjore të ndjekur gjerësisht nga publiku, ish-bashkëshortët arritën një marrëveshje në dhjetor 2022. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…