Mark zuckerbergOra mbi 1 milion dollarë që mban Mark Zuckerberg, krijim i një shqiptari
2 min čitanja
Mark zuckerberg
Ora mbi 1 milion dollarë që mban Mark Zuckerberg, krijim i një shqiptari
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një pyetje mbi orën që kishte zgjedhur të mbante në dorë i dha Mark Zuckerberg mundësinë të fliste për një prej emrave më të rrallë të orëndreqjes moderne. Gjatë një aktiviteti të Meta-s, themeluesi i kompanisë u pyet për modelin e orës dhe zbuloi se ajo ishte një krijim i orëndreqësit me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi.Bëhet fjalë për Chronomètre Contemporain I, një prej modeleve që ka ndihmuar në konsolidimin e reputacionit të Rexhepit mes koleksionistëve të orëve të nivelit të lartë.“Është një krijim i Rexhepit. Është fantastike!”, tha Zuckerberg, duke treguar orën që kishte zgjedhur. Përtej dizajnit dhe mjeshtërisë së saj, modeli ka një histori të veçantë edhe sa i përket vlerës në treg. Chronomètre Contemporain I u ofrua fillimisht me një çmim rreth 55-60 mijë dollarë, ndërsa vite më vonë një ekzemplar i këtij modeli është shitur në ankand për rreth 1.26 milionë dollarë.Ora e Zuckerberg është e pajisur me një kasë prej floriri rozë 18-karatësh dhe një fushë të zezë të punuar me smalt përmes teknikës tradicionale “grand feu”. Kjo metodë kërkon pjekjen e smaltit në temperatura shumë të larta dhe përdoret për të krijuar sipërfaqen karakteristike të fushës.Një tjetër faktor që ndikon në vlerën e orëve të Rexhepit është prodhimi jashtëzakonisht i kufizuar. Punishtja e tij në Gjenevë nxjerr vetëm rreth 40 deri në 50 orë në vit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e punës kryhet me dorë. Ahead of the big annual @Meta conference, Zuckerberg answered yesterday some short questions and revealed he wears Rexhep Rexhepi watches, the Kosovo-born watchmaker who has become one of the most celebrated watchmakers in the modern era. pic.twitter.com/WqaG9i3FCA — Petrit Selimi (@Petrit) September 24, 2026 Rexhep Rexhepi lindi në Kosovë dhe u transferua bashkë me familjen në Gjenevë në moshën 11-vjeçare. Vetëm katër vite më vonë, ai nisi praktikën pranë Patek Philippe, duke u futur në botën e orëndreqjes zvicerane që në moshë shumë të re.Në moshën 25-vjeçare, Rexhepi ndërmori hap
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.