PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Marco rubioRubio urdhëroi delegacionin iranian të largohej nga SHBA?
2 min čitanja
Marco rubio

Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohej nga SHBA?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kërkoi në fillim të kësaj jave që delegacioni iranian në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – përfshirë ministrin e Jashtëm të Iranit – të largohej menjëherë nga vendi pasi negociatat kishin ngecur, raportoi Axios të enjten.Raporti citonte një zyrtar amerikan dhe një burim të dytë të informuar mbi çështjen, duke shtuar se këto zhvillime ndodhën të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ishte ndër ata që u urdhëruan të largoheshin nga Nju Jorku, shtoi Axios."Sekretari Rubio dëboi delegacionin iranian, të cilëve u kishte kaluar koha e qëndrimit të lejuar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte përfunduar, ndaj ishte koha që ata të largoheshin", citohet të ketë thënë zyrtari amerikan.Ndërmjetësuesit janë përpjekur të arrijnë një përparim diplomatik midis SHBA-së dhe Iranit, por kanë shënuar pak progres.Raporti vuri në dukje se, megjithëse delegacioni iranian ka gjasa të largohej së shpejti, veprimi i Rubios përbënte një “qortim diplomatik të pazakontë” dhe pasqyronte tensionin midis dy vendeve."Të hënën në mëngjes, Shtëpia e Bardhë mendonte se mund të kishte përparim në bisedimet me Iranin më vonë gjatë ditës. Por, në orët e vona të pasdites, u bë e qartë se negociatat kishin ngecur", pretendonte raporti.Të hënën në mbrëmje, me urdhër të Rubios, misioni amerikan në OKB i komunikoi misionit iranian në OKB se delegacioni i Araghchi-t duhej të largohej menjëherë nga Nju Jorku, tha Axios duke cituar zyrtarin amerikan."Delegacioni iranian, përfshirë Araghchi-n, u nis për në aeroport disa orë më vonë dhe hipi në një aeroplan nga Nju Jorku për në Doha në orën 01:20 të së martës".Burimi i dytë konfirmoi se SHBA-ja kërkoi largimin e delegacionit iranian, por tha se Araghchi ishte planifikuar gjithsesi të kthehej në Teheran të hënën në mbrëmje.Axios raportoi se ndërmjetësuesit nga Katari po vazhdonin bisedimet me të dyja palët lidhur me propozimin e tyre për kompr

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kërkoi në fillim të kësaj jave që delegacioni iranian në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – përfshirë ministrin e Jashtëm të Iranit – të largohej menjëherë nga vendi pasi negociatat kishin ngecur, raportoi Axios të enjten.Raporti citonte një zyrtar amerikan dhe një burim të dytë të informuar mbi çështjen, duke shtuar se këto zhvillime ndodhën të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ishte ndër ata që u urdhëruan të largoheshin nga Nju Jorku, shtoi Axios."Sekretari Rubio dëboi delegacionin iranian, të cilëve u kishte kaluar koha e qëndrimit të lejuar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte përfunduar, ndaj ishte koha që ata të largoheshin", citohet të ketë thënë zyrtari amerikan.Ndërmjetësuesit janë përpjekur të arrijnë një përparim diplomatik midis SHBA-së dhe Iranit, por kanë shënuar pak progres.Raporti vuri në dukje se, megjithëse delegacioni iranian ka gjasa të largohej së shpejti, veprimi i Rubios përbënte një “qortim diplomatik të pazakontë” dhe pasqyronte tensionin midis dy vendeve."Të hënën në mëngjes, Shtëpia e Bardhë mendonte se mund të kishte përparim në bisedimet me Iranin më vonë gjatë ditës. Por, në orët e vona të pasdites, u bë e qartë se negociatat kishin ngecur", pretendonte raporti.Të hënën në mbrëmje, me urdhër të Rubios, misioni amerikan në OKB i komunikoi misionit iranian në OKB se delegacioni i Araghchi-t duhej të largohej menjëherë nga Nju Jorku, tha Axios duke cituar zyrtarin amerikan."Delegacioni iranian, përfshirë Araghchi-n, u nis për në aeroport disa orë më vonë dhe hipi në një aeroplan nga Nju Jorku për në Doha në orën 01:20 të së martës".Burimi i dytë konfirmoi se SHBA-ja kërkoi largimin e delegacionit iranian, por tha se Araghchi ishte planifikuar gjithsesi të kthehej në Teheran të hënën në mbrëmje.Axios raportoi se ndërmjetësuesit nga Katari po vazhdonin bisedimet me të dyja palët lidhur me propozimin e tyre për kompr

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…