PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prokuroria specialeProkuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se i shkaktoi shtetit mbi 15.7 milionë euro dëm
2 min čitanja
Prokuroria speciale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se i shkaktoi shtetit mbi 15.7 milionë euro dëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizit, për tri vepra penale, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj personit me inicialet I.B. për armëmbajtje pa autorizim.Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Hafizi akuzohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.Sipas aktakuzës, N.H., gjatë periudhës 2021–2023, në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.Prokuroria pretendon se veprimet e tij kanë pasur për qëllim t’u mundësonin përfitime të kundërligjshme pasurore operatorëve ekonomikë, përfshirë ambalazhuesit e ujit, duke i shkaktuar, sipas aktakuzës, dëm buxhetit të shtetit në shumën prej 15 milionë e 752 mijë e 486 euro e 7 centë.“ I pandehuri akuzohet se nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit Punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H. operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.Po ashtu, sipas aktakuzës, Hafizi nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit Punues në përcaktimin e borxheve të operatorëve ekonomikë dhe dyshohet se ua ka zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.Në rastin tjetër, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj I.B. për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin ndaj I.B./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizit, për tri vepra penale, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj personit me inicialet I.B. për armëmbajtje pa autorizim.Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Hafizi akuzohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.Sipas aktakuzës, N.H., gjatë periudhës 2021–2023, në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.Prokuroria pretendon se veprimet e tij kanë pasur për qëllim t’u mundësonin përfitime të kundërligjshme pasurore operatorëve ekonomikë, përfshirë ambalazhuesit e ujit, duke i shkaktuar, sipas aktakuzës, dëm buxhetit të shtetit në shumën prej 15 milionë e 752 mijë e 486 euro e 7 centë.“ I pandehuri akuzohet se nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit Punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H. operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.Po ashtu, sipas aktakuzës, Hafizi nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit Punues në përcaktimin e borxheve të operatorëve ekonomikë dhe dyshohet se ua ka zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.Në rastin tjetër, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj I.B. për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin ndaj I.B./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…