PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vedat muriqi“Nuk mendoj se Izraeli është i aftë ta ndalë Vedat Muriqin” – Ilir Krasniqi para ndeshjes
2 min čitanja
Vedat muriqi

“Nuk mendoj se Izraeli është i aftë ta ndalë Vedat Muriqin” – Ilir Krasniqi para ndeshjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova luan sot ndaj Izraelit, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Izraelitët synojnë të marrin pikët e para në këtë edicion, pas dy humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës, ndërsa Dardanët kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas disfatës 3-1 ndaj Austrisë. Ndeshja zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen, me fillim nga ora 20:45.Në prag të kësaj përballjeje, mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, foli për sfidën ndaj Izraelit, duke e vlerësuar si një ndeshje të vështirë për të dyja skuadrat.“Është një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kemi analizuar Izraelin. Ata kanë një ekip të mirë dhe presim një ndeshje shumë të vështirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Krasniqi. I pyetur nëse fakti që Izraeli ende nuk e ka mposhtur Kosovën e bën skuadrën kosovare favorite, mbrojtësi u shpreh se e kaluara nuk ka rëndësi në futboll.“Futbolli nuk ka të bëjë me të kaluarën, por me të tashmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshje. Izraeli ka një skuadër të mirë dhe duhet të fokusohemi te ajo që do të ndodhë në fushë”, shtoi ai.Krasniqi u pyet edhe se cili lojtar izraelit e shqetëson më shumë, por ai nuk veçoi asnjë emër, duke vlerësuar forcën e kundërshtarit si grup.“Ata kanë një ekip të mirë si grup, por edhe lojtarë teknikë individualisht”, theksoi mbrojtësi i Kosovës.Në fund, Krasniqi foli edhe për kapitenin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili pritet të jetë një nga kërcënimet kryesore për mbrojtjen izraelite. Ai beson se, nëse sulmuesi është në formën e duhur, do të jetë shumë i vështirë për t’u ndalur. “Vedati është gjithmonë i qetë, por në lojë jep gjithmonë 100 për qind. Nëse është në formë të mirë, nuk mendoj se mund ta ndalosh”, përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova luan sot ndaj Izraelit, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Izraelitët synojnë të marrin pikët e para në këtë edicion, pas dy humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës, ndërsa Dardanët kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas disfatës 3-1 ndaj Austrisë. Ndeshja zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen, me fillim nga ora 20:45.Në prag të kësaj përballjeje, mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, foli për sfidën ndaj Izraelit, duke e vlerësuar si një ndeshje të vështirë për të dyja skuadrat.“Është një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kemi analizuar Izraelin. Ata kanë një ekip të mirë dhe presim një ndeshje shumë të vështirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Krasniqi. I pyetur nëse fakti që Izraeli ende nuk e ka mposhtur Kosovën e bën skuadrën kosovare favorite, mbrojtësi u shpreh se e kaluara nuk ka rëndësi në futboll.“Futbolli nuk ka të bëjë me të kaluarën, por me të tashmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshje. Izraeli ka një skuadër të mirë dhe duhet të fokusohemi te ajo që do të ndodhë në fushë”, shtoi ai.Krasniqi u pyet edhe se cili lojtar izraelit e shqetëson më shumë, por ai nuk veçoi asnjë emër, duke vlerësuar forcën e kundërshtarit si grup.“Ata kanë një ekip të mirë si grup, por edhe lojtarë teknikë individualisht”, theksoi mbrojtësi i Kosovës.Në fund, Krasniqi foli edhe për kapitenin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili pritet të jetë një nga kërcënimet kryesore për mbrojtjen izraelite. Ai beson se, nëse sulmuesi është në formën e duhur, do të jetë shumë i vështirë për t’u ndalur. “Vedati është gjithmonë i qetë, por në lojë jep gjithmonë 100 për qind. Nëse është në formë të mirë, nuk mendoj se mund ta ndalosh”, përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…