Foto: TelegrafiIz objave izvora
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të mbështesë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një mandat tjetër në detyrë, në prag të zgjedhjeve të ardhshme."Epo, mund të them vetëm se nuk merrem më me politikë, përveç faktit që gëzoj popullaritet", i tha Trump revistës TIME të enjten, kur u pyet nëse kryeministri duhet të marrë një mandat tjetër në zgjedhjet e 27 tetorit.Kur u pyet sërish, ai u përgjigj: "Jo, gjëja kryesore për mua është se dua t'i ndihmoj ata të mbrojnë Izraelin", duke shmangur kështu një mbështetje të qartë gjatë intervistës së zhvilluar të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Në vend të kësaj, Trump theksoi pozitën e tij personale në sytë e publikut izraelit, duke pretenduar se popullariteti i tij arrin në "rreth 99 për qind" falë politikave të kaluara.I pyetur nëse Uashingtoni mund të bashkëpunonte më efektivisht me kandidatin e opozitës dhe ish-shefin ushtarak Gadi Eisenkot, Trump tha se nuk kishte "dëgjuar gjëra të këqija për të", por paralajmëroi që të mos nënvlerësohej Netanyahu."Njerëzit e kanë konsideruar Bibin (Netanyahun) të mbaruar shumë e shumë herë, ashtu siç më kanë konsideruar edhe mua të mbaruar shumë e shumë herë", tha Trump. "Unë nuk do ta nënvlerësoja Bibin".Marrëdhënia e Trumpit me Netanyahun thuhet se është tensionuar gjatë muajve të fundit për shkak të luftës me Iranin dhe sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban dhe Gaza.Trump gjithashtu shprehu dyshime mbi raportimet se Netanyahu kishte marrë paralajmërime të hershme të inteligjencës para sulmeve të 7 tetorit, duke argumentuar se në atë rast forcat izraelite do të ishin vënë në gjendje gatishmërie."Nuk mendoj kështu. Mendoj se po ta kishte ditur, do të kishte bërë diçka për këtë", tha ai.Ndërsa duke folur për luftën me Iranin, e cila tashmë ka hyrë në muajin e saj të shtatë, Trump tha se ai i zgjeroi qëllimisht operacionet ushtarake për të shkatërruar infrastrukturën e armatosur dhe atë bërthamore të Teheranit, pasi vlerësimet fillestare parashi
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.