Krime luftePas krimeve ajo e puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik në trupin serb”: Biljana Pllavshiq ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb
2 min čitanja
Krime lufte
Pas krimeve ajo e puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik në trupin serb”: Biljana Pllavshiq ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Biljana Pllavshiq, politikane e serbëve të Bosnjës gjatë luftës në vitet 1990, ishte biologe me profesion. Dhe gruaja e vetme që u dënua nga Tribunali i Hagës për krime lufte. Mizoritë i pranoi, por pastaj e mohoi fajin. Kur banda paramilitare e Arkanit masakroi dhjetëra njerëz në Bosnjën lindore, mes tyre edhe shqiptarin Hajrush Ziberi, Pllavshiq vrapoi për ta përqafuar Arkanin. Ajo vdiq të enjten në Beograd në moshën 96-vjeçare.Biljana Pllavshiq, ish-presidente e entitetit serb të Bosnjës, të quajtur “Republika Srpska”, dhe njëra nga figurat më mizore të skenës politike serbe në vitet 1990-të, vdiq të enjten në Beograd në moshën 96-vjeçare. Kështu njoftuan mediat serbe.Pllavshiq është një shembull i neveritshëm se si edhe njerëzit me arsimim brilant mund të shndërrohen në gjakatarë. E lindur në vitin 1930 në Tuzëll, në verilindje të Bosnjës, ajo ndoqi udhën e të atit dhe u bë biologe. Studioi në Universitetin e Zagrebit, pastaj me një bursë Fulbright qëndroi për specializim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Jugosllavinë socialiste, pjesë e së cilës ishte republika shumëetnike e Bosnjë-Hercegovinës, Pllavshiq përparoi shpejt në karrierë, duke u bërë profesoreshë në Universitetin e Sarajevës. Në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë nuk u anëtarësua kurrë, ndërsa në një portret të Radios Europa e Lirë nga viti 1997 theksohet se Pllavshiq mund të ketë përqafuar agjendën nacionaliste serbe gjatë qëndrimit në SHBA, ku besohet se vendosi kontakte me qarqe nacionaliste serbe në emigracion.Në politikë u kyç me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Ishte anëtare themeluese e Partisë Demokratike Serbe (SDS), të drejtuar nga Radovan Karaxhiqi. Deklaratat e saj kundër bashkëjetesës dhe eksplicit kundër etnive të tjera e bëjnë të ngjashme me propagandistët nazistë. Ashtu siç flisnin ata kundër hebrenjve, Pllavshiq çirrej kundër boshnjakëve (myslimanëve). Më 1993 ajo i tha revistës “Svet”: “Myslimanët rrjedhin nga serbët, por ata (myslimanët) janë material gjenetikisht i
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.