PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PoloniaPakoja misterioze në objektin ushtarak në Poloni, tre persona përfundojnë në spital
1 min čitanja
Polonia

Pakoja misterioze në objektin ushtarak në Poloni, tre persona përfundojnë në spital

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tre persona janë dërguar në spital pasi u ndjenë keq pas hapjes së një zarfi të dërguar nga Gjermania, i cili kishte mbërritur në një objekt të Xhandarmërisë Ushtarake në Nowa Dęba të Polonisë.Dy pjesëtarë të policisë ushtarake dhe një civil që ndodhej në dhomë shfaqën irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar menjëherë pasi zarfi u hap, raporton theindependent.Si masë paraprake, katër pjesëtarë të tjerë u izoluan, ndërsa 133 persona u evakuuan nga një pjesë e ndërtesës që ndodhej pranë vendit të incidentit. Në zonë u dërguan edhe ekipet e emergjencës kimike. Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi më vonë se analizat e kryera mbi pakon nuk zbuluan substanca kimike, biologjike apo radiologjike.Tre personat e hospitalizuar u liruan nga spitali, ndërsa ekzaminimet mjekësore nuk treguan shenja helmimi.Rasti po hetohet nga prokuroria në Rzeszów, ndërsa për incidentin janë njoftuar edhe Agjencia e Sigurisë së Brendshme dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë.Incidenti po hetohet në një kohë kur autoritetet polake dhe evropiane kanë paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve të dyshuara të sabotimit dhe spiunazhit në Evropë, të cilat disa zyrtarë i kanë lidhur me Rusinë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tre persona janë dërguar në spital pasi u ndjenë keq pas hapjes së një zarfi të dërguar nga Gjermania, i cili kishte mbërritur në një objekt të Xhandarmërisë Ushtarake në Nowa Dęba të Polonisë.Dy pjesëtarë të policisë ushtarake dhe një civil që ndodhej në dhomë shfaqën irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar menjëherë pasi zarfi u hap, raporton theindependent.Si masë paraprake, katër pjesëtarë të tjerë u izoluan, ndërsa 133 persona u evakuuan nga një pjesë e ndërtesës që ndodhej pranë vendit të incidentit. Në zonë u dërguan edhe ekipet e emergjencës kimike. Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi më vonë se analizat e kryera mbi pakon nuk zbuluan substanca kimike, biologjike apo radiologjike.Tre personat e hospitalizuar u liruan nga spitali, ndërsa ekzaminimet mjekësore nuk treguan shenja helmimi.Rasti po hetohet nga prokuroria në Rzeszów, ndërsa për incidentin janë njoftuar edhe Agjencia e Sigurisë së Brendshme dhe Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë.Incidenti po hetohet në një kohë kur autoritetet polake dhe evropiane kanë paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve të dyshuara të sabotimit dhe spiunazhit në Evropë, të cilat disa zyrtarë i kanë lidhur me Rusinë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…