PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiLet’s Dance shënon 10 vjet mbështetje për nënat dhe fëmijët në Kosovë
2 min čitanja
Vijesti

Let’s Dance shënon 10 vjet mbështetje për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Action for Mothers and Children (AMC) shënoi të mërkurën një dekadë të Let’s Dance, duke mbledhur qindra mbështetës në një mbrëmje me muzikë, vallëzim dhe një komunitet të bashkuar.Kjo mbrëmje vuri në pah disa nga punët që AMC ka realizuar gjatë 10 viteve të fundit për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së familjeve në të gjithë Kosovën. Përmes këtij edicioni u mblodhën më shumë se 40 mijë euro, të cilat do të mbështesin programet e AMC-së për të krijuar mundësi dhe kushte më të mira shëndetësore për më shumë gra, nëna, fëmijë dhe familje.“Mbrëmja jonë filantropike, e cila prej vitesh ka bashkuar dhe mobilizuar komunitetin për përmirësimin e shëndetit të grave, nënave dhe fëmijëve, sonte po feston dhjetëvjetorin e saj. Edhe Let’s Dance-i ynë, si një valle e gjatë, ka nisur me hapa të vegjël, ashtu si edhe puna e AMC-së. Por ritmi është përshpejtuar me zbatimin e shumë projekteve. Për një dekadë na ka bashkuar i njëjti mision”, Drejtoresha Ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. Edicioni jubilar i këtij viti solli muzikë live nga String String dhe performanca të tjera speciale. Mysafirët u mirëpritën në event nga violonçelistja Arzie Jusufi.Programi zyrtar nisi me dy këngë të interpretuara nga këngëtarja Dalina Haxhiu dhe pianistja Elsa Gashi, të cilat iu bashkuan Let’s Dance 10 përmes bashkëpunimit të AMC-së me Chopin Piano Fest Prishtina. Ndërsa DJ Adrian Berisha vazhdoi të mbajë atmosferën festive gjatë gjithë natës.Mbrëmja solli gjithashtu kujtime nga fillimet e Let’s Dance dhe vlerësoi kontributin e Michael Gold, Linda Baleta dhe Zana Aqifi, të cilët ndihmuan në krijimin e këtij eventi një dekadë më parë. Të tre u nderuan me Çmimin e Themeluesve të Let’s Dance, në shenjë mirënjohjeje për vizionin e tyre dhe për krijimin e një tradite që vazhdon t’i bashkojë njerëzit në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.Të pranishmit dëgjuan edhe historinë e Blerina Çibukçiu, e cila ndau përvojën e saj për djalin, Darsin, i cili ka lindur para kohe dhe është traj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Action for Mothers and Children (AMC) shënoi të mërkurën një dekadë të Let’s Dance, duke mbledhur qindra mbështetës në një mbrëmje me muzikë, vallëzim dhe një komunitet të bashkuar.Kjo mbrëmje vuri në pah disa nga punët që AMC ka realizuar gjatë 10 viteve të fundit për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së familjeve në të gjithë Kosovën. Përmes këtij edicioni u mblodhën më shumë se 40 mijë euro, të cilat do të mbështesin programet e AMC-së për të krijuar mundësi dhe kushte më të mira shëndetësore për më shumë gra, nëna, fëmijë dhe familje.“Mbrëmja jonë filantropike, e cila prej vitesh ka bashkuar dhe mobilizuar komunitetin për përmirësimin e shëndetit të grave, nënave dhe fëmijëve, sonte po feston dhjetëvjetorin e saj. Edhe Let’s Dance-i ynë, si një valle e gjatë, ka nisur me hapa të vegjël, ashtu si edhe puna e AMC-së. Por ritmi është përshpejtuar me zbatimin e shumë projekteve. Për një dekadë na ka bashkuar i njëjti mision”, Drejtoresha Ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. Edicioni jubilar i këtij viti solli muzikë live nga String String dhe performanca të tjera speciale. Mysafirët u mirëpritën në event nga violonçelistja Arzie Jusufi.Programi zyrtar nisi me dy këngë të interpretuara nga këngëtarja Dalina Haxhiu dhe pianistja Elsa Gashi, të cilat iu bashkuan Let’s Dance 10 përmes bashkëpunimit të AMC-së me Chopin Piano Fest Prishtina. Ndërsa DJ Adrian Berisha vazhdoi të mbajë atmosferën festive gjatë gjithë natës.Mbrëmja solli gjithashtu kujtime nga fillimet e Let’s Dance dhe vlerësoi kontributin e Michael Gold, Linda Baleta dhe Zana Aqifi, të cilët ndihmuan në krijimin e këtij eventi një dekadë më parë. Të tre u nderuan me Çmimin e Themeluesve të Let’s Dance, në shenjë mirënjohjeje për vizionin e tyre dhe për krijimin e një tradite që vazhdon t’i bashkojë njerëzit në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.Të pranishmit dëgjuan edhe historinë e Blerina Çibukçiu, e cila ndau përvojën e saj për djalin, Darsin, i cili ka lindur para kohe dhe është traj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…