Skip to comments
Događaj u razvoju
Dhtik

DHTIK mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-EFTA

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s (Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit), e cila paraqet një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e tregjeve për bizneset, rritjen e eksporteve dhe të investimeve të huaja direkte.Marrëveshja krijon një kornizë të re dhe më të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe katër vendeve të EFTA-s dhe përfshin tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, lehtësimin e tregtisë, rregullat e origjinës, investimet dhe fusha të tjera të rëndësishme për aktivitetin ekonomik.DHTIK vlerëson se kjo marrëveshje duhet të shërbejë si një mundësi konkrete për ta rritur praninë e produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregjet e EFTA-s, por njëkohësisht edhe për tërheqjen e investimeve të reja nga këto vende.Gjithashtu, DHTIK u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen maksimalisht për kapitalizimin e kësaj marrëveshjeje, përmes politikave dhe masave konkrete që do t'u mundësojnë bizneseve kosovare të rrisin kapacitetet prodhuese, të depërtojnë në tregjet e reja dhe të krijojnë partneritete me kompani nga vendet e EFTA-s.Një vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet rritjes së investimeve të huaja direkte, pasi në ato vende jeton një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë, të cilët përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik për Kosovën.“Diaspora jonë nuk duhet të shihet vetëm si burim i remitencave, por edhe si një urë lidhëse për kapital, investime, teknologji, njohuri dhe tregje të reja. Kosova duhet të krijojë një qasje më aktive për t'i bindur investitorët nga diaspora që kapitalin, përvojën dhe lidhjet e krijuara ndër vite në vendet e EFTA-s t'i orientojnë edhe drejt investimeve në Kosovë. Rritja e investimeve produktive do të ndikonte në krijimin e vendeve të reja të punës, në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe në krijimin e perspektivave më të mira për të rinjtë në vend. Në këtë

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: DHTIK mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-EFTAFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...