PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Zgjedhja e presidentitVon der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje
2 min čitanja
Zgjedhja e presidentit

Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet partive politike në Kosovë, duke e cilësuar stabilitetin institucional si bazë për zhvillimin e vendit dhe avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian.Duke folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen tha se formimi i Kuvendit dhe Qeverisë përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa theksoi se hapi i radhës është zgjedhja e presidentit/es.“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i ardhshëm është zgjedhja e presidentit/es dhe së fundmi po vërejmë se dialogu mes partive politike është i mundur. Ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje”, tha Von der Leyen.Ajo përsëriti mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thënë se beson qartë në të ardhmen e vendit brenda Bashkimit Evropian.“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe atë qartazi, sepse e di se sa thellësisht ndjehen evropianë populli i Kosovës”, deklaroi Von der Leyen.Presidentja e Komisionit Evropian foli edhe për mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes, duke thënë se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro.“Kosova mund të marrë 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes. Keni marrë 62 milionë euro si parafinancim”, tha ajo.Sipas Von der Leyen, zbatimi i reformave dhe përdorimi i instrumenteve të Planit të Rritjes mund ta afrojë Kosovën me tregun e përbashkët evropian.“Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër tregut të përbashkët”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet partive politike në Kosovë, duke e cilësuar stabilitetin institucional si bazë për zhvillimin e vendit dhe avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian.Duke folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen tha se formimi i Kuvendit dhe Qeverisë përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa theksoi se hapi i radhës është zgjedhja e presidentit/es.“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i ardhshëm është zgjedhja e presidentit/es dhe së fundmi po vërejmë se dialogu mes partive politike është i mundur. Ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje”, tha Von der Leyen.Ajo përsëriti mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thënë se beson qartë në të ardhmen e vendit brenda Bashkimit Evropian.“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe atë qartazi, sepse e di se sa thellësisht ndjehen evropianë populli i Kosovës”, deklaroi Von der Leyen.Presidentja e Komisionit Evropian foli edhe për mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes, duke thënë se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro.“Kosova mund të marrë 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes. Keni marrë 62 milionë euro si parafinancim”, tha ajo.Sipas Von der Leyen, zbatimi i reformave dhe përdorimi i instrumenteve të Planit të Rritjes mund ta afrojë Kosovën me tregun e përbashkët evropian.“Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër tregut të përbashkët”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…