PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SiriaTakim sekret në Turqi, qeveria siriane dhe Hezbollahu përpiqen të ulin tensionet
2 min čitanja
Siria

Takim sekret në Turqi, qeveria siriane dhe Hezbollahu përpiqen të ulin tensionet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Përfaqësues të qeverisë së re siriane dhe Hezbollahut kanë zhvilluar bisedime sekrete në Turqi, në përpjekje për të ulur tensionet mes dy palëve, sipas gjashtë burimeve të informuara për takimin.Bëhet fjalë për kontaktin e parë të njohur ballë për ballë mes zyrtarëve të qeverisë siriane dhe grupit libanez që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad në fund të vitit 2024. Takimi u zhvillua gjatë shtatorit dhe përfshiu përfaqësues të Hezbollahut, zyrtarë të inteligjencës siriane dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Sirisë.Sipas burimeve të Reuters, takimi u zhvillua me ftesë të agjencive turke të sigurisë dhe inteligjencës, të cilat po përpiqen të luajnë rol në uljen e tensioneve dhe stabilizimin e situatës në rajon, transmeton Telegrafi.Për vite me radhë, Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë në Siri për të mbështetur qeverinë e Assadit gjatë luftës civile. Pas rrëzimit të tij, marrëdhëniet me autoritetet e reja siriane u përkeqësuan ndjeshëm.Damasku e ka akuzuar Hezbollahun për transferimin e armëve përmes territorit sirian, ndërsa tensionet janë shtuar edhe për shkak të rolit të grupit në Liban.Sipas një zyrtari sirian, gjatë takimit të dyja palët ranë dakord se nuk kishin armiqësi të drejtpërdrejtë ndaj njëra-tjetrës. Siria i dha gjithashtu siguri Hezbollahut se nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Liban për ta çarmatosur grupin.Në këmbim, zyrtarët sirianë i kërkuan Hezbollahut të ndihmonte në ndalimin e kontrabandës ndërkufitare të armëve dhe në çmontimin e qelizave të mbetura të grupit në Siri, veçanërisht në jug të vendit.Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Hezbollahu nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këto kërkesa. Grupi premtoi vetëm se nuk do të ndërhynte në punët e brendshme të Sirisë.Një burim i lartë i sigurisë libaneze, me njohuri të drejtpërdrejta për takimin, tha se të dyja palët kishin bërë “shumë përparim në çështjet e sigurisë”.Por një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur. Një element veçanërisht i rëndësishëm i bisedimeve is

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Përfaqësues të qeverisë së re siriane dhe Hezbollahut kanë zhvilluar bisedime sekrete në Turqi, në përpjekje për të ulur tensionet mes dy palëve, sipas gjashtë burimeve të informuara për takimin.Bëhet fjalë për kontaktin e parë të njohur ballë për ballë mes zyrtarëve të qeverisë siriane dhe grupit libanez që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad në fund të vitit 2024. Takimi u zhvillua gjatë shtatorit dhe përfshiu përfaqësues të Hezbollahut, zyrtarë të inteligjencës siriane dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Sirisë.Sipas burimeve të Reuters, takimi u zhvillua me ftesë të agjencive turke të sigurisë dhe inteligjencës, të cilat po përpiqen të luajnë rol në uljen e tensioneve dhe stabilizimin e situatës në rajon, transmeton Telegrafi.Për vite me radhë, Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë në Siri për të mbështetur qeverinë e Assadit gjatë luftës civile. Pas rrëzimit të tij, marrëdhëniet me autoritetet e reja siriane u përkeqësuan ndjeshëm.Damasku e ka akuzuar Hezbollahun për transferimin e armëve përmes territorit sirian, ndërsa tensionet janë shtuar edhe për shkak të rolit të grupit në Liban.Sipas një zyrtari sirian, gjatë takimit të dyja palët ranë dakord se nuk kishin armiqësi të drejtpërdrejtë ndaj njëra-tjetrës. Siria i dha gjithashtu siguri Hezbollahut se nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Liban për ta çarmatosur grupin.Në këmbim, zyrtarët sirianë i kërkuan Hezbollahut të ndihmonte në ndalimin e kontrabandës ndërkufitare të armëve dhe në çmontimin e qelizave të mbetura të grupit në Siri, veçanërisht në jug të vendit.Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Hezbollahu nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këto kërkesa. Grupi premtoi vetëm se nuk do të ndërhynte në punët e brendshme të Sirisë.Një burim i lartë i sigurisë libaneze, me njohuri të drejtpërdrejta për takimin, tha se të dyja palët kishin bërë “shumë përparim në çështjet e sigurisë”.Por një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur. Një element veçanërisht i rëndësishëm i bisedimeve is

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…