FrancaSHBA paralajmëron Francën dhe Gjermaninë: Lironi rezervat e naftës ose rrezikoni ndalimin e eksporteve
2 min čitanja
Franca
SHBA paralajmëron Francën dhe Gjermaninë: Lironi rezervat e naftës ose rrezikoni ndalimin e eksporteve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump i ka kërkuar Francës dhe Gjermanisë të nxjerrin në treg një pjesë të rezervave të tyre emergjente të naftës, me synimin për të lehtësuar presionin mbi çmimet globale të karburanteve.Sipas burimeve të afërta me diskutimet, të cituara nga Reuters, Uashingtoni ka paralajmëruar se nëse vendet evropiane nuk ndërmarrin hapa për të rritur furnizimin, SHBA-ja mund të shqyrtojë ndalimin e eksporteve të naftës diesel.Kërkesa vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm dhe administrata Trump po kërkon mënyra për të shtuar furnizimin në tregun amerikan përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.Një burim evropian tha se SHBA-ja i ka kërkuar Bashkimit Evropian të nxjerrë nga rezervat rreth 120 milionë fuçi diesel gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.Një sasi e tillë do të përfaqësonte më shumë se 40% të rezervave emergjente të dieselit dhe gasoil-it të BE-së, sipas të dhënave të fundit të disponueshme. Franca dhe Gjermania së bashku mbajnë rreth 35% të rezervave strategjike të BE-së, duke i bërë ato veçanërisht të rëndësishme në këtë përpjekje.Komisioni Evropian, Gjermania, Franca, Italia, Irlanda dhe Britania e Madhe kanë zhvilluar diskutime mbi nevojën për të nxjerrë më shumë diesel nga rezervat emergjente.Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, tha se Uashingtoni pret njoftime nga vendet evropiane për furnizime të reja me diesel.Sipas tij, tregu ndërkombëtar është goditur nga humbja e disa eksporteve nga Lindja e Mesme dhe Kina, duke krijuar ndërprerje të rëndësishme në furnizim.Presioni ndaj Francës dhe Gjermanisë lidhet edhe me faktin se zyrtarët amerikanë besojnë se të dyja vendet nuk kanë zbatuar plotësisht angazhimet e mëparshme për lirimin e rezervave të naftës dhe produkteve të saj.Një zyrtar amerikan tha se është në interesin e Evropës të bashkëpunojë me SHBA-në për të rritur furnizimin me produkte të rafinuara dhe për të ulur kostot për konsumatorët.Franca dhe Gjermania nuk
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.