PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Martin odegaardOdegaard në skuadrën e Norvegjisë për Uellsin, pavarësisht shqetësimit në kyç
1 min čitanja
Martin odegaard

Odegaard në skuadrën e Norvegjisë për Uellsin, pavarësisht shqetësimit në kyç

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Martin Odegaard është përfshirë në listën prej 23 lojtarësh të Norvegjisë për ndeshjen e së enjtes ndaj Uellsit në kuadër të Ligës së Kombeve, pavarësisht shqetësimit të fundit me kyçin e këmbës.Kapiteni i Arsenalit u dëmtua pas një ndërhyrjeje të vonshme nga Bernardo Silva gjatë humbjes së Norvegjisë ndaj Portugalisë. Odegaard u largua nga fusha duke çaluar dhe ishte i revoltuar me ndërhyrjen, të cilën e cilësoi si një veprim që “nuk ka vend në një fushë futbolli”.Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz. Megjithatë, trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka bërë të ditur se vendimi për aktivizimin e mesfushorit do të merret vetëm pas testeve të fundit.“Do të doja të thoja po, por nuk e di. Çështja është nëse ai është 100 për qind. Nëse ndihet në gjendje të luajë me këtë shqetësim”, deklaroi Solbakken.Pavarësisht situatës, nuk ka plane që Odegaard të largohet më herët nga grumbullimi dhe të rikthehet te Arsenali. Nëse nuk shfaqen probleme të reja, 27-vjeçari pritet të qëndrojë me Norvegjinë edhe për ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Martin Odegaard është përfshirë në listën prej 23 lojtarësh të Norvegjisë për ndeshjen e së enjtes ndaj Uellsit në kuadër të Ligës së Kombeve, pavarësisht shqetësimit të fundit me kyçin e këmbës.Kapiteni i Arsenalit u dëmtua pas një ndërhyrjeje të vonshme nga Bernardo Silva gjatë humbjes së Norvegjisë ndaj Portugalisë. Odegaard u largua nga fusha duke çaluar dhe ishte i revoltuar me ndërhyrjen, të cilën e cilësoi si një veprim që “nuk ka vend në një fushë futbolli”.Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz. Megjithatë, trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka bërë të ditur se vendimi për aktivizimin e mesfushorit do të merret vetëm pas testeve të fundit.“Do të doja të thoja po, por nuk e di. Çështja është nëse ai është 100 për qind. Nëse ndihet në gjendje të luajë me këtë shqetësim”, deklaroi Solbakken.Pavarësisht situatës, nuk ka plane që Odegaard të largohet më herët nga grumbullimi dhe të rikthehet te Arsenali. Nëse nuk shfaqen probleme të reja, 27-vjeçari pritet të qëndrojë me Norvegjinë edhe për ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…