PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shëndetësia në maqedoniVërtetohen mangësi në "Termini im", sistemi nuk mirëmbahet rregullisht dhe ekziston rrezik nga keqpërdorimi i të dhënave
2 min čitanja
Shëndetësia në maqedoni

Vërtetohen mangësi në "Termini im", sistemi nuk mirëmbahet rregullisht dhe ekziston rrezik nga keqpërdorimi i të dhënave

Reakcije čitalacaUčitavamo…

"Nga 1 janari 2021 deri më 30 prill të këtij viti, sistemi “Termini Im” nuk ka qenë i mbuluar me kontrata mirëmbajtjeje për gjithsej 738 ditë, që përfaqëson 37.9 përqind të periudhës së analizuar. Kontratat e mirëmbajtjes janë lidhur në bazë vjetore, pa siguruar vazhdimësi"."Gjatë së njëjtës periudhë, 333.3 milionë denarë (5.42 milionë euro) janë investuar në mirëmbajtjen e “Termini Im” dhe sistemeve të lidhura në ISHP, ku vetëm nëntë përqind e fondeve kanë të bëjnë me sistemin kombëtar të informacionit shëndetësor dhe 91 përqind me sisteme të tjera të shëndetit publik".Kjo thuhet në raportin përfundimtar të Zyrës Shtetërore të Auditimit nga auditimi i sistemeve të informacionit me temën “Termini Im – optimizimi i proceseve shëndetësore dhe përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor”.Analiza, siç tregohet, nuk përfshin kostot e softuerit aplikativ dhe mirëmbajtjen e tyre të përdorur nga mjekët e kujdesit parësor dhe institucionet private shëndetësore. U përcaktua se 48 përqind e investimeve totale në ISHP që përdorin sisteme të tjera informacioni janë të përqendruara në tre kompani softuerësh, gjë që tregon një rrezik të shtuar të përqendrimit dhe konkurrencë të kufizuar.Në mungesë të një analize funksionale të nevojave të Administratës së Shëndetit Elektronik për personel, vetëm 29 përqind e numrit të planifikuar të punonjësve është plotësuar. Një pjesë e nevojave të stafit mbulohen përmes kontratave për punë, të cilat lidhen në baza vjetore.Në fushën e menaxhimit institucional, auditimi përcaktoi se Administrata e Shëndetit Elektronik, megjithëse është përgjegjëse për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të integruar të informacionit shëndetësor, nuk ka autoritetin për të kryer prokurime publike në lidhje me “Termini Im”.Gjithashtu, termi “Termini Im” nuk është i regjistruar dhe i mbrojtur ligjërisht nga institucionet kompetente, por nga një operator ekonomik me të cilin Ministria e Shëndetësisë lidh kontrata për mirëmbajtjen e sistemit. Kjo do të thotë që M

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

"Nga 1 janari 2021 deri më 30 prill të këtij viti, sistemi “Termini Im” nuk ka qenë i mbuluar me kontrata mirëmbajtjeje për gjithsej 738 ditë, që përfaqëson 37.9 përqind të periudhës së analizuar. Kontratat e mirëmbajtjes janë lidhur në bazë vjetore, pa siguruar vazhdimësi"."Gjatë së njëjtës periudhë, 333.3 milionë denarë (5.42 milionë euro) janë investuar në mirëmbajtjen e “Termini Im” dhe sistemeve të lidhura në ISHP, ku vetëm nëntë përqind e fondeve kanë të bëjnë me sistemin kombëtar të informacionit shëndetësor dhe 91 përqind me sisteme të tjera të shëndetit publik".Kjo thuhet në raportin përfundimtar të Zyrës Shtetërore të Auditimit nga auditimi i sistemeve të informacionit me temën “Termini Im – optimizimi i proceseve shëndetësore dhe përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor”.Analiza, siç tregohet, nuk përfshin kostot e softuerit aplikativ dhe mirëmbajtjen e tyre të përdorur nga mjekët e kujdesit parësor dhe institucionet private shëndetësore. U përcaktua se 48 përqind e investimeve totale në ISHP që përdorin sisteme të tjera informacioni janë të përqendruara në tre kompani softuerësh, gjë që tregon një rrezik të shtuar të përqendrimit dhe konkurrencë të kufizuar.Në mungesë të një analize funksionale të nevojave të Administratës së Shëndetit Elektronik për personel, vetëm 29 përqind e numrit të planifikuar të punonjësve është plotësuar. Një pjesë e nevojave të stafit mbulohen përmes kontratave për punë, të cilat lidhen në baza vjetore.Në fushën e menaxhimit institucional, auditimi përcaktoi se Administrata e Shëndetit Elektronik, megjithëse është përgjegjëse për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të integruar të informacionit shëndetësor, nuk ka autoritetin për të kryer prokurime publike në lidhje me “Termini Im”.Gjithashtu, termi “Termini Im” nuk është i regjistruar dhe i mbrojtur ligjërisht nga institucionet kompetente, por nga një operator ekonomik me të cilin Ministria e Shëndetësisë lidh kontrata për mirëmbajtjen e sistemit. Kjo do të thotë që M

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…