PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Muhamet mavraj29 vjet më parë protestoi kundër regjismit serb, sot proteston kundër vendimit në Hagë - flet Muhamet Mavraj
2 min čitanja
Muhamet mavraj

29 vjet më parë protestoi kundër regjismit serb, sot proteston kundër vendimit në Hagë - flet Muhamet Mavraj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

29 vjet më parë, ishte një nga udhëheqësit e protestave studentore të 1 Tetorit 1997,për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, ndërsa sot, Muhamet Mavraj, do të jetë përballë protestuesve për të kundërshtuar vendimin dënues të Dhomave të Specialuzuara të Koosvës në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Mavraj në një intervistë për Radio Dukagjinin thotë se mobilizimi qytetar sot do të jetë edhe më i madh edhe për shkak të përvjetorit të protestave studentore të vitit 1997.“Nuk është vetëm për kundërshtimin e aktgjykimit, por edhe për madhërinë e vlerave e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e vitit 1997 na kujton përpjekjen e gjatë të lodhshme, të stërmundimshme, për të arritur në një pikë, në pikën ku gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve më 1 tetor 1997 i bëmë bashkë dhe ishin bashkë”, shprehet Mavraj.Sipas tij, nëse ajo frymë e unitetit është e pranishme sot, nesër e ditë në vijim, Kosova do të dalë fituese në këtë betejë të madhe ligjore.“Unë jam shumë i bindur se presioni konstruktiv, vendosmëria, këmbëngulësia edhe kështu në mënyrë paqësore, do të ketë sukses në kohën e duhur dhe vendin e duhur.”, thekson ai.Mavraj thotë se nga ky vendim dënues për ish-krerët e UÇK-së, janë prekur gjithë shqiptarët anembanë botës.“Sot kur i shoh fëmijët e Kosovës që përfundojnë detyrat e shtëpisë, dhe me flamujt kombëtar dhe të UCK-së dhe shkojnë në protestë pa folur shumë, kjo sado që më prek, më jep shumë shpresë se nuk do të shkojë kot mundi i dëshmorëve të lirisë”, thotë Mavraj.Protesta gjithëpopullore është thirrur për në orën 16;00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./RadioDukagjini/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

29 vjet më parë, ishte një nga udhëheqësit e protestave studentore të 1 Tetorit 1997,për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, ndërsa sot, Muhamet Mavraj, do të jetë përballë protestuesve për të kundërshtuar vendimin dënues të Dhomave të Specialuzuara të Koosvës në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Mavraj në një intervistë për Radio Dukagjinin thotë se mobilizimi qytetar sot do të jetë edhe më i madh edhe për shkak të përvjetorit të protestave studentore të vitit 1997.“Nuk është vetëm për kundërshtimin e aktgjykimit, por edhe për madhërinë e vlerave e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e vitit 1997 na kujton përpjekjen e gjatë të lodhshme, të stërmundimshme, për të arritur në një pikë, në pikën ku gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve më 1 tetor 1997 i bëmë bashkë dhe ishin bashkë”, shprehet Mavraj.Sipas tij, nëse ajo frymë e unitetit është e pranishme sot, nesër e ditë në vijim, Kosova do të dalë fituese në këtë betejë të madhe ligjore.“Unë jam shumë i bindur se presioni konstruktiv, vendosmëria, këmbëngulësia edhe kështu në mënyrë paqësore, do të ketë sukses në kohën e duhur dhe vendin e duhur.”, thekson ai.Mavraj thotë se nga ky vendim dënues për ish-krerët e UÇK-së, janë prekur gjithë shqiptarët anembanë botës.“Sot kur i shoh fëmijët e Kosovës që përfundojnë detyrat e shtëpisë, dhe me flamujt kombëtar dhe të UCK-së dhe shkojnë në protestë pa folur shumë, kjo sado që më prek, më jep shumë shpresë se nuk do të shkojë kot mundi i dëshmorëve të lirisë”, thotë Mavraj.Protesta gjithëpopullore është thirrur për në orën 16;00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./RadioDukagjini/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…