PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokalePunimet e gjysmëpërfunduara në Lakrishtë vështirësojnë qarkullimin, Komuna e Prishtinës hesht
1 min čitanja
Prishtina lokale

Punimet e gjysmëpërfunduara në Lakrishtë vështirësojnë qarkullimin, Komuna e Prishtinës hesht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Banorët e lagjes Lakrishtë në kryeqytet po përballen me vështirësi të shumta gjatë qarkullimit me automjete, si pasojë e punimeve të lëna përgjysmë nga operatorët ekonomikë.Pas ankesave të pranuara nga lexuesit, Telegrafi ka evidentuar në terren se në disa segmente të rrugës janë hapur gropa dhe janë lënë hapësira të tëra të paasfaltuara. Siç shihet edhe nga pamjet, sipërfaqet e dëmtuara nuk janë kthyer në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të ndërhyrjeve infrastrukturore, duke krijuar pengesa dhe rrezik për dëmtimin e veturave.Lidhur me këtë problematikë, Telegrafi i ka drejtuar pyetje zyrtare Drejtorisë për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës për të sqaruar se a është në dijeni për gjendjen në terren, nëse është identifikuar operatori përgjegjës dhe se kur pritet të bëhet sanimi e asfaltimi i këtyre pjesëve. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Komuna e Prishtinës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit.Redaksia do të mbajë të informuar lexuesit posa të pranojë një përgjigje zyrtare nga organet komunale. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Banorët e lagjes Lakrishtë në kryeqytet po përballen me vështirësi të shumta gjatë qarkullimit me automjete, si pasojë e punimeve të lëna përgjysmë nga operatorët ekonomikë.Pas ankesave të pranuara nga lexuesit, Telegrafi ka evidentuar në terren se në disa segmente të rrugës janë hapur gropa dhe janë lënë hapësira të tëra të paasfaltuara. Siç shihet edhe nga pamjet, sipërfaqet e dëmtuara nuk janë kthyer në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të ndërhyrjeve infrastrukturore, duke krijuar pengesa dhe rrezik për dëmtimin e veturave.Lidhur me këtë problematikë, Telegrafi i ka drejtuar pyetje zyrtare Drejtorisë për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës për të sqaruar se a është në dijeni për gjendjen në terren, nëse është identifikuar operatori përgjegjës dhe se kur pritet të bëhet sanimi e asfaltimi i këtyre pjesëve. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Komuna e Prishtinës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit.Redaksia do të mbajë të informuar lexuesit posa të pranojë një përgjigje zyrtare nga organet komunale. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…